e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se javët e ardhshme janë përcaktuese për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

 

Merkel e cila ndodhet në Izrael për një vizitë lamtumire, fillimisht u takua me kryeministrin izraelit Naftali Bennet dhe më pas mori pjesë në takimin special të kabinetit të qeverisë izraelite.

 

Merkel dhe Bennett në një konferencë për media që zhvilluan më pas bënë vlerësime lidhur me rendin e ditës.

 

Kancelarja gjermane theksoi se javët e ardhshme janë përcaktuese në aspektin e të ardhmes së marrëveshjes bërthamore të Iranit. “Iranit dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh të qartë se duhet të kthehet menjëherë në tryezën e negociatave”, tha ajo.

 

Më tej Merkel shtoi se edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping kanë përgjegjësinë për të ndihmuar që Irani të kthehet në tryezën e negociatave.

 

Ndërsa Bennett pretendoi se programi bërthamor i Iranit ka arritur në “pikën më të avancuar të deritanishme” dhe përsëriti se Izraeli nuk do të lejojë që Teherani të posedojë armë bërthamore.

 

Duke mbrojtur idenë e tij se pamja e rajonit dhe botës do të ndryshojë nëse Irani posedon armë bërthamore, Bennett tha se “(Posedimi i armës bërthamore nga Irani) për ne nuk është problem strategjik, por problem ekzistence”.

 

Pas takimit me presidentin izraelit, Isaac Herzog dhe ministrin e Jashtëm, Yair Lapid, Merkel do të marrë pjesë në darkën e organizuar në nder të saj nga kryeministri Bennett. AA

 

Më shumë

Mianmari do të lirojë mbi 5,000 të burgosur

Mianmari, shtet i njohur edhe si Burma, ka thënë se do të lirojë më shumë se 5,000 persona, të cilët janë burgosur gjatë protestave kundër puçit të muajit shkurt.   Mijëra persona janë ndaluar gjatë protestave të përgjakshme, pasi liderët ushtarakë kanë marrë pushtetin.   Lideri i Mianmarit, Gjenerali, Min Aung Hlaing, ka […]

SHBA hedh poshtë pretendimet e talebanëve për investime kineze në Afganistan

Zyrtarët amerikanë dhe analistë të pavarur reaguan në mënyrë skeptike të premten ndaj një pretendimi të talebanëve se Kina është gati të investojë miliarda dollarë në Afganistan.   Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara shqetësohen më shumë të sigurojnë ndihmë për popullin afgan që po […]

Putin në “Javën e Energjisë Ruse”: Rritja e çmimeve të gazit në Europë ishte rezultat i mungesës së energjisë elektrike

Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në seancën plenare të Forumit Ndërkombëtar “Java e energjetikës ruse”, që zhvillohet tani në Moskë. Ja disa teza kryesore nga fjala e tij:   Sipas rezultateve të vitit të kaluar konsumi global i energjisë primare u ul në 4.7%. Kjo ishte goditja më serioze për këtë degë në […]

Moska fton talebanët në bisedimet për Afganistanin më 19 tetor

Rusia i ka dërguar ftesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës, Pakistanit dhe talebanëve që të marrin pjesë në bisedimet e Moskës dhe Afganistanit, që do të mbahen më 19 tetor.   Lajmi është konfirmuar nga AFP, e cila citon burime ruse.   Gjatë një interviste për media, ministri i Jashtëm rus, Kabulov është […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara