Kancelarja gjermane Angela Merkel këshillon që të mos udhëtohet jashtë vendit në zonat me rrezik prej koronavirusit, por ka sugjeruar Italinë si një destinacion të mundshëm sepse “nuk është vend në rrezik”.
Ndër të tjera, Kancelarja Gjermane kërkoi kujdes të madh, “Në Europë ka shumë zona në rrezik, nuk do të ishte e përshtatshme të shkoni atje për pushime. Ju mund të udhëtoni në Gjermani dhe zona të tjera që nuk janë në rrezik, mes tyre Italia”.
Gjermania do të vendosë një kufi maksimal për vizitorët në hapësirat publike dhe private si një masë për të parandaluar përhapjen e infeksionit nga Covid-19.
Deklarata e Merkel u bë këtë të mërkurë në përfundim të një takimi me krerët e qeverive të 16 shteteve federale gjermane, apo lande siç njihen ndryshe.
Merkel vuri në dukje se, së bashku me kthimin e turistëve nga pushimet, festat private përbëjnë një rrezik të madh të rritjes së infeksioneve, ndaj kërkoi reagim në këtë drejtim.
Ajo paralajmëroi se një rregull do të miratohet në ditët në vijim për të siguruar që festat dhe ngjarjet publike të jenë të kufizuara në një maksimum prej 50 personash.
Merkel e përjashtoi mundësinë e një izolimi të plotë, duke four për kufizime lokale.
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE
Vendet e BE kërkojnë fonde për ndërtimin e mureve të emigracionit
Polonia, hapi i parë drejt largimit nga BE?
Samiti i Brdos: Liderët e BE rikonfirmojnë unitetin
BE mbështet Francën në grindjen për nëndetëset
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]
Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin. Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]
Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]
Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]