e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

Sot nis viti i ri akademik, i cili i gjen studentët në auditore. Këtë vit, mësimi do kryhet me prani fizike me kushtin që studentët të jenë të vaksinuar, ose të paraqesin testin negativ antikovid.

 

Raportohet se në shumë prej fakulteteve të vendit mbizotëron kaosi pasi studentët e pavaksinuar nuk janë lejuar të hyjnë nëpër auditore ku situata është degjeneruar në atë pikë sa është dashur të ndërhyjë policia e shtetit.

 

Nga ana tjetër ky vit akademik sipas PD i gjen auditorët me 20 mijë studentë më pak si pasoje e largimit jashtë vendit për studime.

 

Studentët e pavaksinuar nuk lejohen të hyjnë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Kjo ka sjellë përplasje mes tyre dhe punonjësve të sigurisë, të cilët kanë thërritur në ndihmë dhe efektivët e policisë. Studentët e revoltuar me vendimin e FSHN-së kanë bllokuar qarkullimin e makinave në afërsi të Universitetit. Një prej studentëve, që nuk ka pranuar të vaksinohet, thotë se ata nuk kanë marrë një përgjigje si do të veprohet me ta, dhe se zgjidhja duhet të ishte mësimi online.

 

“Nuk mund të na mohohet e drejta që ne kemi për t’u arsimuar. Mes nesh ka edhe studentë të vaksinuar që na janë bashkuar, do të ndjekim çdo rrugë që të na respektohet e drejta kushtetuese”, tha më tej studenti.

 

Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin, Universitetet janë duke mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon futjes së studentëve të pavaksinuar në auditore. Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar.

 

Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore.

 

Disa prej fakulteteve kanë bërë përjashtim, duke lejuar të hyjnë edhe studentët që nuk plotësojnë kushtet.

 

 

 

 

 

 

PD: Rreth 20 mijë studentë me pak në universitete:

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar sot në lidhje me nisjen e vitit të ri akademik duke deklaruar se rreth 20 mijë studentë më pak janë regjistruar në universitete.

 

Sipas Zhupës, shumica e studentëve zgjedhin të largohen nga mungesa e cilësisë së arsimit dhe jetesës në Shqipëri.

 

“Në mandatin e dytë të qeverisjes Rama nga viti 2017 deri në 2021, janë regjistruar në arsimin e lartë publik dhe privat 19 516 studentë më pak. 17% student më pak nga keqqeverisja e Ramës dhe braktisja që po i bëjnë të rinjtë vendit”, u shpreh Zhupa.

 

“Shumica zgjedhin të largohen nga mungesa e cilësisë arsimit dhe jetesës në Shqipëri, por edhe nga mungesa e punësimit në profesionin që ushtrojnë. Ka edhe nga ata që e kanë të pamundur të vazhdojnë arsimin e lartë për arsye ekonomike, tarifa të larta edhe në publik, mungesa e bursave dhe lehtësira domethënëse për ta. Por edhe kur diplomohen në vend, zgjedhin të largohen shumë shpejt, ku Shqipëria për shkak të politikave të gabuara në vlerësimin e profesioneve, kushteve dhe pagave nuk merr dot mbrapsht investimin e bërë në arsim. Vetëm në dy vite 2018 dhe 2019 ne Gjermani kanë njësuar diplomat 2460 mjeke, infermier dhe punonjës të shëndetësisë nga Shqipëria”, u shpreh ajo.

 

Zhupa shtoi se “viti akademik nis me ultimatume për mosshkollim për studentët që nuk janë vaksinuar”.

 

“Në vend të një fushate ndërgjegjësimi, sensibilizimi, bisedimi dhe sqarimesh me ekspertët e shëndetësisë dhe studentëve në auditore për vaksinimin, zgjedhin kërcënimet për mosshkollim të rinisë shqiptare”, tha Zhupa e cila ndau angazhimin e saj për të bërë gjithçka për të kërkuar me shumë për të drejtat e studentëve dhe për zhvillimin e arsimit.

 

Më shumë

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen, merr përsipër të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar

Sot, më 18 maj 2021, në orën 12.00, pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, Ministrja e Arsimit, e Sporteve dhe e Rinisë, Evis Kushi, Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj, dhe Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, nënshkruan Marrëveshjen e re të Mirëkuptimit mbi Programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të […]

Në ditën e parë të shkollës ministrja e Arsimit Besa Shahini, jep dorëheqjen

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dorëheqjen nga posti, duke qenë se e kishte “të vështirë të vazhdonte punën larg familjes”, e cila jeton në Kosovë. Largimi i saj u bë i ditur gjatë një bashkëbisedimi mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, të transmetuar në Facebook. Bashkë me ta ishte dhe deputetja socialiste Evis […]

RTSH SHKOLLË: Do të transmetohen të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë

Me fillimin e vitit të ri shkollor edhe Radio Televizioni Shqiptar me anë të kanalit të dedikuar RTSH SHKOLLË, do jetë pranë të gjithë nxënësve. Ky kanal transmeton duke filluar nga dita e sotme në mënyrë paralele të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë. Edhe ministria e arsimit Besa Shahini në mesazhin drejtuar […]

Me maska dhe prtokoll sigurie ndaj COVID-19, nis sot viti i ri shkollor 2020-2021.

Kjo e hënë shënon dhe nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021. Nisja e këtij viti shkollor është ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në çdo shkollë do të ndiqet një protokoll i veçantë sigurie për të parandaluar përhapjen e Covid-19.   Rreth 480 mijë nxënës dhe 30 […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara