e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

 

Policia malazeze hodhi të dielën gaz lotsjellës për të shpërndarë grupe demonstruesish që protestonin kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, në një ceremoni që shpërfaqi ndarjet e thella në vendin e vogël buzë Adriatiku, rreth lidhjeve të tij me Serbinë fqinje.

 

Ceremonia shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Manastirin e Cetinës u mbajt mes tensionesh dhe u zhvillua në praninë e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio, që në Cetinë arritën me helikopter.

 

Gjatë natës dhe në mëngjesin e së dielës grupe qytetarësh bllokuan rrugën kryesore që çon nga Podgorica në Cetinë si dhe ngritën barrikada në rrethrrotullimin në hyrje të Cetinës.

 

Policia malazeze, tha se janë arrestuar 14 protestues si dhe këshilltari për siguri i presidentit Milo Gjukanoviç dhe ish Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviç, që ishte në mesin e protestuesve.

 

Ambasada amerikane në Mal të Zi u bëri thirrje të gjitha palëve që të punojnë për qetësimin e situatës.

 

“Liritë fetare dhe liria e shprehjes, përfshirë edhe të drejtën për tubime paqësore duhet të respektohen. Edhe pse ka pasur shumë drejtime të gishtave drejtë fajtorëve, në fund janë individët që do të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006 por kisha e tij nuk u bë autonome dhe mbeti nën Kishën Ortodokse Serbe, që për shumëkënd është një simbol i ndikimit serb.

 

Çështja e pronësisë së Kishës Ortodokse Serbe ka shkaktuar tensione të shumta gjatë viteve të fundit në Mal të Zi.

 

Ligji për Liritë fetare, i miratuar në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokrate e Socialistëve e presidentit Gjukanoviç, kërkonte nga Kisha Ortodokse Serbe të dëshmojë për pronat përgjatë viteve të kaluara.

 

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e gushtit të vitit 2020 e ndryshoi Ligjin duke ia njohur të drejtën e pronës kishës serbe, e cila selinë e ka në Beograd.

 

Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

 

Më shumë

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Studim me rëndësi të veçantë për pakicën shqiptare në Mal të Zi

Studimi “Pakica shqiptare në Mal të Zi-midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit” vlerësohet si tejet i rëndësishëm për opinionin në Mal të Zi, pasi për herë të parë në mënyrë statistikore paraqitet efikasiteti, por edhe dështimet e partive politike shqiptare në parlamentin dhe qeverinë e Malit të Zi.   Analistët vlerësojnë se studimi paraqet një […]

Mali i Zi, protesta kundër ndryshimeve në ligjit mbi shtetësinë

Të enjten në Podgoricë u zhvillua një protestë qytetare para ndërtesës së qeverisë së Malit të Zi, pas paralajmërimeve të qeverisë së re se do të miratojë një projektligj që do të të lehtësonte marrjen e shtetësisë. Protestuesit u mblodhën nga disa qytete të Malit të Zi me flamuj kombëtar dhe hodhën slogane kundër […]

Mali i Zi, padi penale ndaj kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj

Të hënën Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë, paditi në Gjykatën Themelore kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, të cilin e akuzon për kryerje të veprës penale, thirrje për rezistencë.   Lidhur me ngjarjet e 24 dhe 25 shkurtit të këtij viti në Tuz të Malësisë janë ngritur aktakuza edhe kundër kryeshefit të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara