Dritaret duhet të mbahen të hapura, sipas udhëzuesit të miratuar nga MSH për rregullat anticovid që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.
Por sa e zbatueshme është kjo masë në stinën e dimrit, kur temperaturat janë shumë të ulëta?
Flasin nxënësit dhe prindërit:
1.Duhet t’i mbajmë hapur që të ajroset klasa, por kemi dhe shumë ftohtë. I kemi thënë zyshës 100 herë ta mbylli po zysha nuk na dëgjon…
2.Bën ftohtë por prapë nga koronavirusi i mbajmë të hapura dritaret.
3.Ka raste që rrimë edhe me xhupa brenda kur është shumë ftohtë po prapë i mbajmë hapur dritaret, të paktën 1
4.Po zbatohet udhëzuesi më duket absurde se fëmijët janë më të rrezikuar nga virozat e stinës , sidomos këto ditë do jetë më ftohtë e mos do kenë temperaturë.
Në një vëzhgim të kryer nga Top Channel në disa shkolla të kryeqytetit vihet re se jo të gjithë ndjekin procesin e ajrosjes së klasave, duke zgjedhur përpara udhëzuesit mendimin e fëmijëve, të cilët thonë se kanë ftohtë.
Finlandë, nis shpërndarja e teksteve shkollore për mësimdhënien e gjuhës shqipe
Komiteti Teknik: Mësimi në universitete doë vazhdojë online
Ende s’ka një datë për nisjen e vitit akademik, zhvillimi i mësimit në varësi të epidemisë
Në ditën e parë të shkollës ministrja e Arsimit Besa Shahini, jep dorëheqjen
RTSH SHKOLLË: Do të transmetohen të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë
Me maska dhe prtokoll sigurie ndaj COVID-19, nis sot viti i ri shkollor 2020-2021.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, mbi masat dhe rregullat në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka përcjellë se si do të jetë mënyra e qëndrimit dhe mësimit në klasë. “Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit […]
Kjo e shtunë përkon me festën shumë të dashur për shqiptarët, 7 Marsi, e njohur ndryshe si ‘Dita Kombëtare e Mësuesve’. Duke qenë tashmë pjesë e traditës, kjo festë kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të […]
Ministria e Arsimit ka vendosur t’i heqë licencën një shkolle private, e cila mbylli dyert nga frika e koronavirusit. “Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi […]
Një shkollë jopublike në Tiranë ka vendosur të mbyllet për të paktën 2 javë për shkak të frikës nga koronavirusi. Bëhet fjalë për shkollën “Udha e shkronjave” e cila në njoftimin e saj (LEXO KETU) thotë se nuk ka asnjë informacion konfidencial, por e mori këtë vendim si një masë parandaluese të koronavirusit. Në njoftimin e […]