Një tjetër version del në dritë në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot para shkollës “Çajupi” në kryeqytet, ku sherri i nisur mes dy mësueseve ka çuar në përplasje fizike mes të armëve të tyre. Ngjarja ndodhi mëngjezin e sotëm. Një kolege e dy ‘protagonisteve’ që u bënë mollë sherri për konfliktin e dhunshëm sot, tregon se mes dy mësuesve, asaj të lëndës së Letërsisë dhe të Historisë, kishte pasur një debat ditën e premte. Në një rrëfim për ‘BalkanWeb’, kolegia e tyre pohon se bëhet fjalë për një debat banal, ku ishin përfshirë shtetasja me inicialet E.Q., mësuese Letërsie dhe shtetasja me inicialet D.T., që jepte lëndën e Historisë.
Duke iu referuar dëshmisë së mësueses, kolegia e saj e Letërsisë nuk e kishte lënë debatin me kaq, pasi ditën e sotme kishte dërguar para shkollës 7 familjarë të saj, që sipas saj thuhet se kanë qenë të armatosur dhe se vetë ishte futur në mësim. Ndërkohë, sipas saj, mësuesja e Historisë nuk ishte lejuar që të futej në mësim nga këta persona, ndërsa ata thuhet se e kanë kërcënuar dhe se kanë kërkuar që ajo të sillte familjarë për sqarim.
Sipas koleges së tyre, e cila shprehet se ka qenë në brendësi të konfliktit, një familjar i mësueses që po kërcënohej kishte kaluar aty rastësisht ndërsa ishte përballur me skenën. Pasi kishin shkëmbyer disa debate verbale, sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, apo dhe karrigeve, ndërkohë që i plagosur ka mbetur familjari i shtetases me inicialet D.T., 32-vjeçari me inicialet E. K. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 5 persona, si dhe është sekuestruar një pistoletë me të cilën mendohet se është qëlluar disa herë në ajër.
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]