e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, duke thënë se do të rikthehet në Lëvizjen Socialiste për Integrim më 24 Korrik 2022 pasi të ketë përfunduar mandatin si kreu i shtetit.

 

“Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve”.

 

Meta i përgjigjet edhe deklaratës së Monika Kryemadhit të bërë më herët gjatës ditës së sotme, kur tha se LSI gaboi me strategjinë e djegies së mandateve.

 

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.  Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore. Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor”. /tvklan.al

 

 

Më shumë

(EMRAT) Shikoni si janë ndarë në komisionet parlamentare deputetët e mazhorancës dhe opozitës

Parlamenti tashmë ka përfunduar edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione parlamentare. Në fakt, ky veprim duhet të kishte përfunduar javën e kaluar, por u shty prej LSI.   Tashmë komisionet e përhershme janë plotësuar me deputetë si nga mazhoranca dhe opozita. PS do të ketë shumicën në çdo komision kurse PD përfshin tre […]

Zbutet Meta, dekreton Ramën Kryeministër

Presidenti Ilir Meta para zgjedhjeve të 25 prillit ka deklarur se nuk do t’ia japë fimrën për kryeministër Edi Ramës, edhe nëse ky i fundit merr mandatin e tretë, pa cënuar zgjedhjet e lira. Por sot Ilir Meta ka ndryshuar qëndrim, është zbutur dhe ka hedhur firmën për Ramën si kryeministër në mandatin e […]

Presidenti Meta i shtrin dorën e bashkëpunimit Kryetares së re të Parlamentit

Presidenti Ilir Meta në një reagim pas votimit të Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit, i shprehu kësaj të fundit urimet dhe e cilësoi ditën e sotme si fundin e dy viteve më të errëta të historisë parlamentare në vendin tonë.   “Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i […]

Nën thirrjet Basha IK, Berisha hyn në Parlament: Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mëngjezin e kësaj të premte në Kuvend, për të marrë pjesë në seancën e parë të legjislaturës së 10.   Ai është pritur me ovacione nga mbështetës të shumtë demokratë duke brohoritur Basha IK dhe ndërkohë ka qenë i shoqëruar nga deputetët e zgjedhur Flamur Noka […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara