e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kanada kur një meteorit ka përfunduar drejt e në krevatin e një gruaje.

Ndërsa flinte në shtëpinë e saj, pensionistja Ruth Hamilton është zgjuar, në mesin e natës, nga një zhurmë e frikshme.

Një vrimë në cati i ka treguar se nga kishte ardhur një gur gri që kishte përfunduar mes carcafëve të saj në shtëpinë në Kolumbian britanike. Guri, sic raporton Neë York Times, peshonte thuajse dy kilogramë dhe kishte përmasat e një grushti të madh.

Natën në të cilën meteori ra mbi shtëpinë e pensionistes, ishin sinjalizuar edhe zhurma dhe fasha drite të pazakonta në qiellin e një qyteze në lindje të Vankuverit.

Ajo që ka ndodhur e ka lënë të moshuarën në gjendje shoku por ka mahnitur internetin dhe u ka dhënë shkencëtarëve mundësinë të studiojnë një gur hapësinor të rënë në tokë. Ndodh shpesh që meteorët të ndjekin një trajektore direkte drejt planetit tonë por është e rrallë në fakt mundësia që të arrijnë të përshkojnë atmosferën dhe të përfundojnë në sipërfaqen e tokës.

Fillimisht skuadrat e shpëtimit kanë menduar se guri vinte nga një kantier ndërtimi në rrugë, afër shtëpisë së të moshuarës, por pas disa verifikimesh rezultoi se asnjë punëtor nuk ishte i pranishëm dhe nuk kishte patur as ndonjë shpërthim.

Një kërkues i universitetit të ontarios konfirmoi më pas se guri ishte një meteor që vinte nga një asteroid ndërkohë që shanset që një shkëmb i tillë hapësinor të përfundojë në krevatin e ndokujt, në një vit, janë afërsisht një në mbi 100 miliardë.

 

 

Më shumë

Meghan dhe Harry mirëpresin fëmijën e dytë, Lilibet ‘Lili’ Diana

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shtuar të premten me fëmijën e dytë, një vajzë të shëndetëshme që i kanë vënë emrin Lilibet ‘Lili’ Diana. Mamaja, Meghan po ashtu ndodhet në gjendje të mirë.   Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan-it tha të dielën se çifti mirëpriti fëmijën e tyre, Lilibet “Lili” Diana […]

NASA konfirmon praninë e ujit në sipërfaqen hënore të ndriçuar nga Dielli

NASA nëpërmjet një deklarate për shtyp ka ndarë zbulimet më të fundit me publikun mbi kërkimet në Hënë. Rezulton që të ketë prezencë të ujit, madje në një sasi dhe më të lartë nga sa besohej.   Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared (SOFIA) ka konfirmuar, për herë të parë, ujin në sipërfaqen […]

Familja mbretërore bëhet me vajzë, vjen në jetë Gelardina II

Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]

I porsalinduri tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale.   Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar.   Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara