e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Policia dhe ushtria u kanë ardhur në ndihmë mijërave qytetarëve, të cilët për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, po qëndrojnë në radhë me orë të gjata pritjeje për të kaluar në shtetin grek.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, si dhe Forcat e Armatosura gjatë paradites dhe mesditës së sotme kanë shpërndarë dhe vijojnë të shpërndajnë shishe me ujë dhe ushqime për drejtuesit e mjeteve, familjarët dhe të afërmit që udhëtojnë me ta, si dhe për pasagjerët e autobusëve që janë në pritje për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek.

 

Kufiri me shtetin grek do të jetë i mbyllur prej orës 22.00 duke i lënë shqiptarët të enden rrugëve, në pritje të mëngjezit kur në orën 06.00 siç kanë vendosur autoritetet greke, mund të rinisë puna.

 

Por edhe dita e nesërme pritet të ketë vështirësi dhe radhë të shumta, për shkak se 15 gushti është dita festës së  Shën Marisë në Greqi, një nga festat më të mëdha në vend dhe fluksi i grumbulluar në kufi, mbetet i vështirë për t’u menaxhuar.

 

E ndërkohë pafuqia e shtetit shqiptar, përballë kushteve dhe tamponëve të koronavirusit që merr pala greke në kufirin e Kakavijës, bëjnë që shqiptarët të mbeten rrugëve, pa “zot” që t’iu japë zgjidhje.

 

KakavijëPolicia në ndihmë të qytetarëve, të cilët për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, po qëndrojnë në radhë me orë të gjata pritjeje për të kaluar në shtetin grek.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, gjatë paradites dhe mesditës së sotme kanë shpërndarë dhe vijojnë të shpërndajnë qindra shishe me ujë për drejtuesit e mjeteve, familjarët dhe të afërmit që udhëtojnë me ta, si dhe për pasagjerët e autobusëve që janë në pritje për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek.Gjithashtu, për të normalizuar qarkullimin, për të respektuar radhën dhe për të mos krijuar konfuzion janë aktivizuar edhe grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë në mbështetje të punonjësve të Policisë Rrugore. Ndërkohë, nga ana e drejtuesve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe drejtuesve të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë janë marrë e po merren takime të shpeshta me qëllim ndikimin nga ana e Policisë greke të autoriteteve shëndetësore greke për të shtuar personelin me qëllim që të kryhen në kohë më të shpejtë tamponët për COVID-19.Shërbimet e Policisë janë shtrirë përgjatë aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë, duke i ardhur në ndihmë çdo qytetari në nevojë.Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos dynden drejt Kakavijës, pasi në ditët e ardhshme pala greke do të kufizojë akoma më shumë lëvizjet drejt shtetit grek.

Posted by Policia e Shtetit on Friday, August 14, 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Shqiptarët duan të ikin, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.   Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej […]

Berisha: Dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.   Mbi tryezën e një […]

Ish-zyrtari iranian i akuzuar për masakra gjykohet në Durrës

Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.   Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara