Disa mijëra njerëz u mblodhën të mërkurën në Berlin për të protestuar kundër planeve të kancelares, Angela Merkel, që të fitojë më shumë kompetenca për të zbatuar kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Policia gjermane përdori topa uji në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe arrestoi disa prej tyre. Protestuesit hodhën shishe dhe gjësende tjera ndaj policisë.
Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje që mund të lejojë qeverinë të vendosë kufizime siç është distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.
Këto kompetenca u takojnë landeve gjermane.
Megjithëse shumica e gjermanëve pranojnë “masat e fundit të izolimit” për të trajtuar një valë të dytë të koronavirusit, kritikët thonë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve pa miratimin e parlamentit.
Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë madje e ka krahasuar atë me Aktin e vitit 1933 që hapi rrugën e diktaturës naziste të Hitlerit.
Protestuesit nuk kishin veshur maska dhe as nuk mbanin distancën fizike.
Oficerët e policisë u rreshtuan për të ndaluar demonstruesit të afroheshin shumë pranë ndërtesës së parlamentit.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, u vlerësua pozitivisht për mbajtjen e niveleve të infeksionit dhe vdekjeve, nën ato të shumë fqinjëve të saj në fazën e parë të krizës, por tani është në mes të një vale të dytë, si shumica e pjesës tjetër të Evropës.
Instituti Robert Koch të mërkurën tha se janë konfirmuar edhe 17,561 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 833,307 ndërsa numri i të vdekurve është 13.119, raporton Reuters. REL
Avioni pa pilot izraelit ndihmon në sigurimin e kufijve europianë
1700 vjet jetë hebreje në Gjermani
“Koha për të vepruar: për një rimëkëmbje të drejtë, të gjelbër dhe dixhitale”, Portugalia merr Presidencën e Këshillit të BE
Suedia merr kryesinë e OSBE-së
BREXIT – Babai i Boris Johnson. bën kërkesë për pasaportë franceze: “Unë do të jem gjithmonë evropian, kjo është e sigurt”
Kina dhe BE shpallën përfundimin e bisedimeve mbi marrëveshjen e investimeve
Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik e miratoi me shumicë të madhe marrëveshjen e negociuar të tregtisë së lirë me BE. Deputetët hapën rrugën për një zbatim të përkohshëm të traktatit nga 1 janari. Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik votoi për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE me një shumicë të madhe […]
Një numër vendesh europiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pa një rritjeje të numrit të të infektuarve. Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, teatrot dhe palestrat. Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të […]
Një buxhet historik i përbashkët dhe një politikë e përbashkët klimatike: Kancelarja Angela Merkel kapërceu dy nga problemet kryesore të BE-së. Pas një takimi maratonë 27 vendet anëtare të BE-së u zotuan se deri në vitin 2030 do të ulin me 55 përqind emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Fakti që ky […]
Është kohë bllokadash në Bashkimin Europian. Pas krizës së buxhetit, tani është Bullgaria që vë veto për Maqedoninë e Veriut. Përpjekja e re për negociata shtyhet për në vitin 2021. Zhgënjim në Berlin. “Nuk kemi mbërritur aty, ku duhet të kishim mbërritur prej kohësh”, pranoi ministri gjerman për Europën në Ministrinë e […]