e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuar “duhet të zgjedhë midis të armatosurit e terroristëve apo të qëndruarit në këmbë buzë Gjirit Persik” paralajmëron Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo

“Vendet e Lindje së Mesme, nga Gjiri gjer në Izrael, mbështesin shtrirjen e embargos mbi furnizimet me armë”  ka twuituar në një mesazh të fundit ai.

“Është thellësisht e rëndësishme për secilin nga këto vende. Arabët dhe izraelianët flasin me të njejtin zë dhe Këshilli i Sigurimit duhet t’i dëgjojë”.

Irani kërcënon Izraelin nëpërmjet Hamasit në Rripin e Gazës dhe celulave terroriste të tij në Jude e në Samari e nëpërmjet  mercenarëve të Hezbullahut në Libanin e Jugut të cilët kanë hedhur 150 mijë raketa kundër territorit izraelian. Hezbullah ka terrorizuar popullsinë libaneze për dekada të tëra, duke ndërhyrë në parlament, duke penguar ekonominë e vendit dhe, sipas të dhënave të ndryshme, duke e shndërruar portin e vetëm të Bejrutit në një magazinë armatimesh dhe lëndësh eksplozive, shpërthimi i të clave ka shkaktuar qindra të vdekur dhe disa mijëra të plagosur.

Irani është buratini i Houthi të Jemenit, një grup i cili lëshon raketa kundër civilëve në Arabinë Saudite dhe brutalizon popullsinë lokale.

Po ashtu, Irani është një ndër mbështetësit e regjimit kriminal të Bashar Assadit në Siri i cili ka masakruar popullsinë e vet në një luftë civile të përgjakshme që po zgjat prej vitesh.

Izraeli ka dhënë prova të mjaftueshme që dëshmojnë se Irani vazhdon programin e prodhimit të armëve bërthamore, përveç faktit se regjimi i Teheranit e ka deklaruar hapur qëllimin e tij për të shkatërruar shtetin e Izraelit.

Komentet e kësaj jave të Sekretarit të Shtetit Pompeo ishin të lidhura me një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB nga ana e Këshillit të Kooperimit të Gjirit (GVV), në të cilën kërkohet shtrirja e embargos së armëve nga dhe për Iran përtej datës së fundit të 15 Tetorit të këtij viti. Ky Këshill përfshin  Bahreinin, Kuvejtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas letrës, Irani vazhdon të prodhojë armë konvencionale dhe të pajisë me to organizata terroriste dhe levizje sektare në të gjithë rajonin.

Letra thekson gjithashtu se Irani ka ndërmarrë ndërhyrje të armatosura në vendet fqinjë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet organizatave terroriste të përgatitura në territorin e tij.

Mike Pompeo observoi se SHBA do të duhej të propozonte një rezolutë në Këshillin e Sigurimit, “për të shtrirë embargon, pas vitesh pune të diplomacisë”.

Më shumë

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Irani kryen manovra ushtarake para rifillimit të bisedimeve bërthamore

Ushtria e Iranit ka nisur manovrat ushtarake të përvitshme pranë Gjirit Persik, njoftoi televizioni shtetëror iranian, disa javë përpara rifillimit të bisedimeve mes Teheranit dhe fuqive botërore për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Manovrat po zhvillohen në një territor të gjerë, në pjesën lindore të ngushticës së Hormuzit deri në atë veriore […]

32-vjetori i Rënies së Murit të Berlinit

09 Nëntori shënon 32-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kjo datë simbolizon rënien e komunizmit të Evropë. Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria gjermane u dha urdhër 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. […]

SHBA rihap kufijtë me Europën

Shtetet e Bashkuara kanë rihapur kufijtë për udhëtarët ndërkombëtarë të vaksinuar, duke i dhënë fund ndalimit 20-mujor të udhëtimit, në të njëjtin moment që Europa po lufton me një rritje të rasteve të Covid-19, duke e çuar kontinentin e vjetër sërish në epiqendrën e pandemisë.   Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga 33 vende, duke […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara