e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

Konfederata e Sindikatave Europiane tha se shumica e familjeve me të ardhura të ulëta në Bashkimin Europian nuk do të mund të përballojnë shpenzimet e një pushimi veror këtë vit (2021).

 

Organizata, e cila përfaqëson 45 milionë anëtarë në 38 vende europiane, tha se midis 35 milionë qytetarëve të BE-së që nuk kanë para të mjaftueshme për pushim janë shumë punëtorë me paga të ulëta.

 

Organizata ka përdorur të dhënat nga Eurostatit, agjencisë së statistikave të BE -së.

 

“Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike në Europë gjatë dekadave të fundit nuk ka sjellur përfitime në mënyrë të drejtë”, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e konfederatës Esther Lynch.

 

Sipas studimit, 28 për qind e banorëve që jetojnë në bllokun me rreth 450 milionë njerëz nuk posedojnë mjete financiare për të shijuar një pushim njëjavor jashtë shtëpisë.

 

Situata më e keqe është në Greqi, ku 88.9% e njerëzve që jetojnë në varfëri nuk mund të përballojnë pushimet, e pasuar nga Rumania (86.8%), Kroacia (84.7%), Qipro (79.2%) dhe Sllovakia (76.1%).

 

Organizata tha se shumë persona nga kjo kategori e njerëzve janë të papunë ose në pension, por gjithashtu shifra përfshin miliona punëtorë me paga të ulëta.

 

“Pagat minimale paraqesin rrezik të varfërisë në të paktën 16 shtete anëtare të BE -së”, tha sindikata, duke shtuar se përgjatë një dekade hendeku mes atyre që kanë para për pushim dhe atyre që nuk kanë u rrit në 16 vende të BE-së.

 

Konfederata e Sindikatave Europiane tha se është duke punuar me ligjvënësit europianë për të vendosur një “prag në ligjin e BE-së” që do të stabilizonte pragun e pagës minimale.

 

Kjo masë ligjore do të ndihmonte në rritjen e pagës për mbi 24 milionë njerëz. REL

 

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara