e hënë 26 korrik 2021
e hënë 26 korrik 2021

 

Pandemia e koronavirusit, ndryshimi i klimës dhe siguria e ushqimit janë temat kryesore të takimit të nivelit të lartë që zhvillohet të martën mes ministrave të jashtëm nga grupi i vendeve të G-20ës në Itali. Kjo është hera e parë që ministrat e jashtëm takohen personalisht për bisedime në qytetin Matera që nga viti 2019.

 

Ministrat e jashtëm të vendeve të G-20ës që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës po takohen në Itali për të eksploruar mundësitë për një bashkëpunim më të mirë mes tyre, përfshirë vaksinat dhe çështje lidhur me ndryshimet klimatike.

 

Në hapje të takimit të ministrave të jashtëm të G-20ës, ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio i përmendi të dyja këto fusha si të domosdoshme ku vendet duhet të bashkohen siç tha ai.

 

“Pandemia e Covid-it theksoi nevojën për një koordinim të përgjigjes ndërkombëtare ndaj emergjencave që kapërcejnë kufijtë e vendeve. Në një botë të ndërlidhur, multilateralizmi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë të vetmit instrumentë efektiv në përballjen me sfidat globale”, tha ministri italian Luigi Di Maio.

 

Disa ministra po marrin pjesë në distancë për shkak të shqetësimeve nga pandemia, përfshirë përfaqësuesit nga Kina, Rusia dhe Brazili.

 

Në fjalën e tij Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ritheksoi çështjen e urgjencës së shpërndarjes së vaksinave.

 

Zoti Blinken shfrytëzoi rastin për të theksuar kontributet e Shteteve të Bashkuara për COVAX-in, programin e mbështetur nga OKB-ja për të siguruar vaksina për vendet në nevojë, të cilat përfshijnë rreth 500 milionë doza të vaksinës Pfizer dhe 80 milionë doza të tjera.

 

Ndërsa disa nga vendet më të pasura po përpiqen të bindin gjithnjë e më shumë segmente të popullsisë së tyre për t’u vaksinuar kundër sëmundjes që ka marrë gati 4 milionë jetë në të gjithë botën, vendet më të varfra, veçanërisht në Afrikë, po përpiqen me dëshpërim të sigurojnë vaksina.

 

Shkencëtarët dhe shumë udhëheqës politikë kanë paralajmëruar se pandemia nuk mund të vihet nën kontroll në mënyrë efektive nëse të gjitha vendet nuk kanë nivele të konsiderueshme të vaksinimit.

 

Seanca e dytë e diskutimeve të së martës përqendrohet tek Afrika.

 

Për ministrin Di Maio, “2021 është një vit vendimtar për të rifilluar bashkëpunimin ndërkombëtar”, për ndryshimin e klimës.

 

Vendimi në fillim të këtij viti nga administrata e Presidentit Joe Biden për t’u kthyer në marrëveshjen e Parisit për klimën ka inkurajuar vendet që po bëjnë presion për një trajtim urgjent të kërcënimeve të ndryshimeve klimatike.

 

Vitin e kaluar, nën administratën e ish-Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara u bënë i vetmi vend që hoqën dorë nga marrëveshja e vitit 2015.

 

Ministrat e G-20ës do të diskutojnë gjithashtu rreth zhvillimit e qëndrueshëm dhe çështje të tregtisë.

 

Italia shpreson që takimi të ndihmojë në sigurimin e një rimëkëmbjeje më të qëndrueshme e elastike ndërsa bota del nga kriza globale COVID-19.

 

Më shumë

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë […]

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik

Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.   Frika […]

Monstra e Kaspikut – Avioni sovjetik që duhej të kërcënonte perëndimin

Ekranoplani ka qenë gjatë Luftës së Ftohtë kërcënimi luftarak më serioz i sovjetikëve. Sot atraksion turistik.      

Talibanët marrin nën kontroll vendkalimin kryesor kufitar me Iranin

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.   Disa pamje të publikuara kanë treguar sesi forcat e talibanëve e heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.   Vendkalimi kufitar – Islam Qala – është një nga pikat doganore më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara