e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

 

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme: Diskutimet për ndryshimin apo zhvendosjen e kufijve në Ballkan nuk na çojnë përpara.

 

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre muajve të parë të vitit një sërë takimesh virtuale dhe fizike me kolegë nga Ballkani Perëndimor. Të martën ministri gjerman i Punëve të Jashtme zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Në janar zhvilloi vizitën e tij të parë në Berlin, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç, të enjten ishte në Berlin ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, ndërsa javët e ardhshme pritet të vijë edhe ministrja e Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës.

 

SHBA për zgjidhje në koordinim me BE

 

Krahas perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor një nga temat kryesore në takime është normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha pas takimit me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç, se administrata e Joe Bidenit është e interesuar që të ketë një zgjidhje në koordinim me BE-në dhe se ai vetë është në pritje të krjimit të qeverisë së re në Prishtinë.

 

Jo ndryshimit të kufijve

 

Sa u përket deklaratave të fundit të Albin Kurtit, i cili me gjasa do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, për bashkimin me Shqipërinë, Maas tha se “Diskutimet për ndryshimin apo zhvendosjen e kufijve nuk na çojnë përpara”.

 

Paralelisht me bisedimet midis ministrit të Jashtëm Heiko Maas dhe ministrit të Shtetit Michael Roth, në fillim të javës në Prishtinë ishte për vizitë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajčák.  Vetëm disa ditë më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA kishte nënvizuar  mbështetjen e SHBA-së për këtë dialog të udhëhequr nga BE-ja me qëllim normalizimin dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke.

 

Zgjedhja e Joe Biden si President i SHBA ofron kështu mundësinë për të vepruar edhe një herë në nivel  transatlantik dhe me vendosmëri për pajtimin, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një deklaratë të MPJ gjermane.

 

Procesi i Berlinit

 

Një nga temat që mbetet e hapur për t’u sqaruar deri në verë është se si do të vijojë Procesi i Berlinit. Konferenca e fundit e tij do të zhvillohet në verë të këtij viti  në Berlin, për herë të fundit nën udhëheqjen e kancelares Merkel. Se në çfarë formati do të vazhdojë  kjo nismë, është e nde e paqartë. DW

 

Më shumë

Stoltenberg: BE nuk mund t’a mbrojë Evropën e vetme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi kundër përpjekjeve “për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore” dhe tha se Bashkimi Evropian “nuk mund t’a mbrojë kontinentin i vetëm”, përballë kërcënimit të terrorizmit dhe “sjelljes destabilizuese” të Rusisë.   “Çdo përpjekje për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore jo vetëm që do ta […]

Itali. betohet qeveria e drejtuar nga Mario Draghi

Mario Draghi u betua si Kryeministri i ri i Italisë me një ceremoni të posaçme në Pallatin Quirinal në Romë, duke shënuar fillimin e një epoke të re në politikën italiane.   Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, mbërriti tre minuta para për ceremoninë që u mbajt nën masa të rrepta parandalimi të koronavirusit.   […]

Numri i fluturimeve në Europë në 2020, më i ulëti që nga 1995

Numri i fluturimeve në Evropë ka rënë në nivelet më të ulëta në 25 vjet gjatë pandemisë COVID-19, thuhet në një raport të ri.   Studimi i bërë nga shoqata tregtare evropiane e aeroporteve (ACI Europe), zbuloi se trafiku i pasagjerëve në aeroporte ra me 70.4% në vitin 2020. Humbja e 1.72 miliardë pasagjerëve […]

BE kundër Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sot për marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.   Në një konferencë për mediat Stano ka treguar se BE është e pakënaqur që Kosova do të hapë ambasadë në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv. Më tej ai tha […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara