e hënë 18 janar 2021
e hënë 18 janar 2021

 

 

Më datë 14-16 dhjetor, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka zhvilluar një vizitë pune në tre vende ballkanike – Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci.

 

Në Sarajevë kreu i Ministrisë së Jashtme të Rusisë u prit nga Kryetari i Presidiumit të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik dhe zhvilloi bashkëbisedime me Zv/Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Ministren e Punëve të Jashtme Bisera Turkovic.

 

Palët shkëmbyen mendimet mbi rregullimin e çështjeve të Bosnjes. Në kontekstin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Përgjithshme për Paqen në Bosnje-Hercegovinë (të nënshkruar në Paris më 14 dhjetor 1995) u theksua nevoja për zbatimin e saj të rreptë, respektimin e autonomive të gjera të dy entiteteve – Republikës Srpska dhe Federatës së Bosnje-Hercegovinës, si edhe barazinë e tre popujve shtet-formuesë.

 

 

Në Beograd kreu i Ministrisë së Jashtme Ruse u prit nga Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandër Vuçiç. U zhvillua një shkëmbim konfidencial i pikëpamjeve për çështjet kryesore të agjendës dypalëshe, ndërkombëtare dhe rajonale. Palët riafirmuan prirjen e tyre të ndërsjellë për të thelluar partneritetin strategjik ruso-serb.

 

Sergej Lavrov dhe Aleksandër Vuciç mbajtën ceremoninë e ndezjes së Flakës së përjetshme në Varrezat e Çlirimtarëve të Beogradit nga një grimcë flake nga Varri i Ushtarit të Panjohur në Kopshtin Aleksandrov, e cila u soll nga Moska nga Shoqëria Historike Ruse me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

 

Sergej Lavrov u takua me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë Ivica Daçiç si dhe zhvilloi negociatat me Ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Selakoviç. Ministrat nënshkruan Planin e konsultimeve ndër-ministrore për 2021-2022.

 

 

Në Zagreb Sergej Lavrov zhvilloi takime me Presidentin e vendit Zoran Milanoviç, Kryeministrin Andrej Plenkoviç, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane Gordan Grliç-Radman.

 

Palët shkëmbyen mendime mbi çështjet e bashkëpunimit dypalësh, situatën në rajonin e Ballkanit dhe temat aktuale ndërkombëtare. U shpreh kënaqësia e ndërsjellë me përmbajtjen thelbësore të dialogut politik ruso-kroat, palët vunë re forcimin progresiv të lidhjeve ekonomike. U theksua interesi i ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën kulturore dhe humanitare.

 

 

Sergej Lavrov gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë së re të Ambasadës Ruse në qytetin e Zagrebit.

 

Më shumë

Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka ftuar Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve hulumtuese brenda muajit janar, për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të dyja vendet.   Çavuşoğlu sot në Ankara zhvilloi një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologun e tij nga Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC), […]

Kisha greke u thotë priftërinjve të injorojnë urdhrin e qeverisë për mbyllje

Kisha Ortodokse e Greqisë ka kundërshtuar urdhrin e qeverisë për mbylljen e vendeve fetare për një javë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duke marrë masa më strikte para hapjes së planifikuar të shkollave.   Kisha ka lëshuar një deklaratë të hënën drejtuar priftërinjve duke u bërë thirrje që t’i pranojnë besimtarët në […]

Alarm në Beograd – Vuçiç nën përgjim prej 18 muajsh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar se ai ishte përgjuar për një vit e gjysmë.   Në një intervistë për “Kurir“, ai gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë.   Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim […]

VMRO paralajmëron se mund të mos e njoh regjistrimin e popullsisë

Kreu i partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.     Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar të shtunën se mund të mos e njoh rezultatin e regjistrimit të popullsisë, që është paraparë të mbahet në prill të këtij viti.   “Tri pika, përkatësisht tre kushte, janë të paqarta për ne. Së pari, pse […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara