e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviç, njoftoi se ne jemi vendi i fundit evropian që regjistruam “rastin e parë” të Covid19 dhe i pari që arritëm të mposhtim virusin. Ai falënderoi të gjithë punonjësit e shëndetit dhe qytetarët e Malit të Zi, duke theksuar se ky është një sukses i përbashkët.

 

“Në ditët në vazhdim, sjellja e përgjegjshme dhe kujdesi shëndetësor i zakonshëm janë karta jonë për të vazhduar të jemi mbajtës krenarë të titullit “Corona Free”, së një shteti të lirë që ka treguar se di të përballet dhe të luftojë një armik të rrezikshëm, i cili ka pushtuar të gjithë planetin. Sistemi i kujdesit shëndetësor mbetet fuqimisht i përkushtuar për qëllimin e tij kryesor për të ruajtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve,” tha Hrapoviç

 

Ministri theksoi se të gjitha aktivitetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe sistemit shëndetësor në periudhën e ardhshme do të përqendrohen në monitorimin, zhvillimin dhe gatishmërinë për përgjigje në përputhje me treguesit epidemiologjikë.

 

25 maj 2020

Më shumë

Evropa ndihmon Malin e Zi për borxhin masiv ndaj Kinës

Në foto: Një pjesë e autostradës së re që lidh qytetin e Tivarit në Mal të Zi me Serbinë.     Një institucion financiar evropian është gati për ta ndihmuar Malin e Zi që t’i shlyejë një borxh Kinës, në vlerë prej një miliard dollarësh.   Këtë borxh, Mali i Zi e kishte marrë për […]

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga Kosova.   Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri i studiuesit Nail Draga “Masakra e Tivarit, […]

Sondazh: Mali i Zi “dështon në trajtimin e krimeve të luftës”

Dubrovniku në Kroaci pasi u sulmua nga forcat jugosllave në nëntor 1991. Foto: EPA/PETER NORTHALL.     Një sondazh i opinionit publik tregoi se shumica e malazezëve besojnë se vendi i tyre nuk po i trajton si duhet krimet e viteve 1990 dhe se sistemi gjyqësor nuk ka kapacitet të trajtojë çështjet që kanë lidhje […]

Mal i Zi: Një grup kriminal kërcënon jetën e Zv/kryeministrit Abazoviç

Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka njoftuar se sipas burimeve të saj, ka sinjale se anëtarët e grupit kriminal Kavaç po planifikojnë sulm ndaj jetës të Zv/kryeministrit të vendit, Dritan Abazoviç.   “Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara