e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

Ndonëse tërmeti i 26 nëntorit i ka dhënë një goditje të fortë turizmit, ministri i Turizmit pret që gjatë vitit 2020, Shqipërinë ta vizitojnë rreth 7 milionë turistë. Ministri, Blendi Klosi duke folur në studion e Euronews Albania, tha se këtë vit pritet që të ketë sërish rritje pasi këtë e tregojnë dhe të dhënat për janarin dhe shkurtin.

“Shpresoj fortë se vitit 2020 do t’i kalojë 7 milionë pasaporta të huaja të hyra në Shqipëri, që shënon një rritje të jashtëzakonshme në krahasim me atë që ne kemi pasur gjithë këto vite. Mos harrojmë 2018, pati rreth 6 milionë, 6.4 milionë ishin në 2019. Shpresoj shumë që të shkojmë në 7 milionë këtë vit”, deklaroi z. Klosi.

Nga ana tjetër, z. Klosi nuk la pa përmendur mundësinë e goditjes së turizmit, në rast se opozita do të zhvillojë protesta të dhunshme. “Nëse do të nisin sërish protestat, turizmi do të jetë i dëmtuari se kushdo tjetër. Katër ishin muajt ku u godit më shumë vitin e kaluar, në janar kur rrugët ishin të bllokuara, qershorin me protestat në rrugë dhe nëntor-dhjetor nga tërmeti”, tha ai.

Z. Klosi shtoi më tej se, në përgjigje të kërkesës së operatorëve turistikë i është kërkuar Institutit të Ndërtimit që të bëjë certifikimin sizmik për godinat e hoteleve në vend. Ministri u shpreh se, tërmeti i 26 nëntorit dëshmoi se, turizmi është një pjesë shumë e fortë e industrisë pasi në një ditë strehoi 6 mijë persona të prekur.

Së shpejti Parlamenti pritet të miratojë një ligj të veçantë për atë që quhet turizëm detar duke përfshirë këtu të gjithë mjetet lundruese apo ato të argëtimit që përdoren në funksion të këtij sektori. Në një projektligj të nxjerrë për konsultim Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashikohet se mjetet lundruese duhet të jenë të regjistruara dhe me licencat përkatëse ndërkohë që duhet të jenë më të reja se 15 vjet.

Ndërsa në lidhje me jahtet, operatorët të turizmit detar të cilët i përdorin ato për veprimtari fitimprurëse, duhet të regjistrohen dhe licencohen në Shqipëri dhe kanë detyrimin t’i regjistrojnë ato në regjistrin detar në përputhje me dispozitat e Kodit Detar.

“Është një projektligj i vonuar pasi tashmë ne jemi një destinacion turistik. Pothuajse kemi 0 turizëm në det, kemi mungesë të legjislacionit dhe mungesë të promovimit. Për herë të parë, pjesa e turizmit detar, e jahteve, e sporteve të ujit, aktivitetet turistike që zhvillohet në det nuk ka një bazë ligjore. Ky projektligj mund të sjellë të njëjtin sukses që kemi në tokë dhe në det. Jemi në mes të një rajoni shumë të klikuar për sa i përket këtij biznesi”, tha z. Klosi. euronews albania

Më shumë

Konfirmohet “Kala Festival” Shtator 2020 në një nga vendet më mahnitëse të Rivierës Shqiptare

“Kala Festival” një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të shijojnë muzikën e Dj-ve më të mirë, duke eksploruar Rivierën Shqiptare, me shpellat, kështjellat, kanionet dhe panoramën bukur të plazheve të cilësuar si ndër më të mirët në Mesdhe.   Me këtë vlerësim dëshmohet edhe njëherë misioni i Kala Festival në promovimin e turizmit. […]

Ministri i turizmit: Për vitin 2020, shpresoj që t’i kalojmë 7 milionë turistë të huaj 

Ndonëse tërmeti i 26 nëntorit i ka dhënë një goditje të fortë turizmit, ministri i Turizmit pret që gjatë vitit 2020, Shqipërinë ta vizitojnë rreth 7 milionë turistë. Ministri, Blendi Klosi duke folur në studion e Euronews Albania, tha se këtë vit pritet që të ketë sërish rritje pasi këtë e tregojnë dhe të dhënat për […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara