e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Një video e shpërndarë nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi nga disa sera në Lushnjë u bë dje virale në mediat sociale duke ngjallur diskutime në opinionin publik për praninë e rrënjve të kanabisit të mbjella në këtë strukturë.

 

Ndërkohë që ministrja bisedonte me një agronom, pranë rrënjëve të domateve vihet re edhe një bimë kanabis sativa.

 

Pasi çështja mori vëmendje dhe u bë mediatike, pamjet origjinale u censuruan nga “Facebook”-u i ministres Ekonomi, ato u modifikuan dhe u ripostuan pa pamjet e kanabisit. Pasi çështja ngjalli reagime të shumta, Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka dalë me një reagim për mediat ku konfirmon mbjelljen e bimëve narkotike në sera.

 

Megjithatë në njoftim thuhet se bimët narkotike janë mbjellë pas kërkesave të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit për llogari të hetimeve.

 

 

REAGIMI I PLOTË I MBZHR

 

Në vijim të disa raportimeve dizinformuese në media të ndryshme informojmë si më poshtë:

 

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, ka në objektin e punës kërkimin/transferimin e teknologjive bujqësore për kulturat perimore dhe grurin si dhe identifikimin, testimin, përshtatjen e metodave dhe inputeve të reja në praktikat bujqësore. Kjo qendër disponon edhe një serrë për prodhimin dhe testimin e fidaneve të llojeve të ndryshme.

 

QTTB Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimet në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021.

 

Kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme midis QTTB-ve dhe Prokurorisë/Policisë, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar.

 

Që prej vitit 2010 kjo procedure bëhet sipas një protokolli të përcaktuar qartë, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.

 

 

 

Më shumë

Ambasadori Reeker në Tiranë, takim me kryeministrin dhe kreun e PD, por jo me presidentin

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar ambasadori Reeker u takua ndër të tjera me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai pati dhe një drekë pune […]

Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zëvendëspresidentja e Bashkimit Evropian, Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.   Shkak është bërë veto-ja e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, nga e cila u prek edhe Shqipëria. Këtë herë të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe […]

Negociatat – Soreca: Hera e parë që të gjithë janë pro Shqipërisë, shansi tjetër në tetor

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca në intervistën e tij për Euronews Albania, shprehet se ndarja e rrugëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së nuk duket të jetë një opsion, të paktën i afërt.   “Të […]

Holanda thotë “PO”, ndez dritën jeshile për çeljen e neociatave për Shqipërinë

Holanda duket se ka ndryshuar qëndrim lidhur me nisjen e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mediat holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbështet më në fund nisjen e bisedimeve, duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.   Ndryshe nga dy vite […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara