e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

“Problemet e minoriteteve kanë qenë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë”

 

Në Shqipëri jeton historikisht Minoriteti Etnik Grek, i njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar në vitin 1921 në Unionin e Kombëve. Ky Minoritet, me përpjekje të vazhdueshme mundi të ruaj identitentin e tij kombëtar, gjuhën amtare greke, traditat kulturore, doket dhe zakonet. Që nga dita e përfshirjes së tij në kuadrin e shtetit shqiptar, ka treguar frymë bashkëpunimi e tolerance, themeloi dhe forcoi marrëdhënie miqësore, ka luajtur rol pozitiv në fushën e bashkëjetesës paqësore me popullsinë shqiptare.

Eshtë fakt se në periudhën e diktaturës janë bërë përpjekje sistematike nga ana e regjimit për kufizimin e të drejtave, deri në shkëputjen e komunikimit me trungun amë dhe eliminimin e fizionomisë kombëtare te minoritetit. Në vitet e demokracisë Minoriteti po bën të gjitha përpjekjet për demokratizimin e vazhdueshëm të jetës, për ruajtjen e klimës së bashkëpuminit, për një bashkëjetesë të civilizuar në bazë të Kushtëtutës së vendit dhe Konventave Ndërkombëtare dhe jep kontributin e tij për integrimin pëfundimtar të Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane. Përfshirja në Kushtëtutën e Shqipërisë të nenit 20 lidhur me të drejtat e Minoriteteve si dhe nenëshkrimi i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve nga ana e qeverisë janë hapa të rëndësishme në këtë drejtim, por Minoriteti shpreh rezervat e veta lidhur me mungesën e një kuadri te plote ligjor, ku të përcaktohen qartë të drejtat dhe të krijohen institucione për mbrojtjen dhe ushtrimin e këtyre të drejtave.

Më shumë

Open Data Albania, Minoritetet etnike në Shqipëri

Open Data Albania ka bërë një hulumtim mbi popullatën e minoriteteve kombëtare dhe kulturore në Shqipëri. Të dhënat statistikore për minoritetet janë mbledhur nga disa burime, përgjithësisht publikime të Institutit të Statistikave, Drejtorisë së Statistikës, apo raportime të ndryshme ligjore të Qeverisë Shqiptare. Hyrje: Shqipëria njeh aktualisht dy lloje minoritetesh, minoritete etnike kombëtare dhe minoritete kulturore […]

Minoriteti Vllah – Arumun në Shqipëri

“Rilindja  reale  e  Gjuhës  dhe  Kulturës  Armano-Vllahe  ka  filluar  dhe  do  të  vazhdojë…..”   Armënët ose Vllehët e Shqipërisë Janë pjesë përbërëse e Popullit dhe e Shtetit Shqiptar. Ata kanë kontribuar pozitivisht në historinë e shekujve të fundit të vendit tonë e veçanërisht në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarsinë e Shqipërisë. Armënët ose Vllehet në Shqipëri […]

Minoriteti Rom në Shqipëri

“Ekzistenca e romëve në Shqipëri është përmendur që në vitin 1635, por duket se për më shumë se 5 shekuj, asnjëherë ata nuk kanë patur një shifër të saktë të prezencës.”   Kush janë Romët? Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh […]

Minoriteti Serbo-Malazez në Shqipëri

Historia e egzistencës së minoritetit etnik serb dhe malazez e ka zanafillën që në mesjetën e hershme. Ky minoritet jeton kryesisht i përqendruar në qytetin e Shkodrës, të Koplikut, në komunën Gruemirë, ne fshatrat Vrakës, Omaraj, Gril, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, në Kamicë, Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Dobraç, Golem, Mushan, Bushat […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara