e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

“Ekzistenca e romëve në Shqipëri është përmendur që në vitin 1635, por duket se për më shumë se 5 shekuj, asnjëherë ata nuk kanë patur një shifër të saktë të prezencës.”

 

Kush janë Romët?

Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh në Shqipëri. Tirana, Lezha, Fieri, Elbasani janë qytete kryesore ku jetojnë romët.

Romët në Shqipëri janë të organizuar në disa shoqata, të cilat kanë si objekt të veprimtarisë së tyre, ruajtjen e traditave rome dhe integrimin me pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare. Në vitet e fundit nuk ka një statistikë të qartë se sa është numri i popullsisë rome.

Komuniteti egjiptian dhe ai rom nuk njihen si minoritete nga shteti shqiptar,sepse nuk është hartuar asnjë  ligj i posaçëm për këtë grup. Ekzistojne disa pika të dobëta që cënojnë dinjitetin dhe jetën social-ekonomike të këtij komuniteti; mungesa e ligjit të posacëm kundër diskriminimit, përfaqësimi me një lider të komunitetit egjiptian në komitetin shtetëror të minoriteteve apo edhe statistikat për frekuentimin e vendeve të edukimit nga fëmijët.

Ndarja më e madhe ndërmjet romëve dhe shumicës së popullsisë nuk është e llojit kulturor ose mënyrës së jetesës, por varfëria dhe pabarazia. Ndarja është fizike, nuk është mendore. Shkollimi ndarës është një barrierë e madhe për integrim dhe prodhon paragjykime edhe dështim. Vendbanimet segreguese i kanë çuar që të vendosen nëpër baraka dhe rrethana të tjera të përkohshme, ku mungojnë kushtet elementet themelore të jetesës dhe ku nuk respektohet dinjiteti njerëzor.

FRA do të insistojë në tre pika kryesore për këtë komunitet; Uljen e diskriminimit, rritjen e pjesmarrjes në arsimimin e të rinjve, uljen e papunësisë ndaj komunitetit dhe rritjen e kapaciteteve rinore.

Më shumë

Open Data Albania, Minoritetet etnike në Shqipëri

Open Data Albania ka bërë një hulumtim mbi popullatën e minoriteteve kombëtare dhe kulturore në Shqipëri. Të dhënat statistikore për minoritetet janë mbledhur nga disa burime, përgjithësisht publikime të Institutit të Statistikave, Drejtorisë së Statistikës, apo raportime të ndryshme ligjore të Qeverisë Shqiptare. Hyrje: Shqipëria njeh aktualisht dy lloje minoritetesh, minoritete etnike kombëtare dhe minoritete kulturore […]

Minoriteti Vllah – Arumun në Shqipëri

“Rilindja  reale  e  Gjuhës  dhe  Kulturës  Armano-Vllahe  ka  filluar  dhe  do  të  vazhdojë…..”   Armënët ose Vllehët e Shqipërisë Janë pjesë përbërëse e Popullit dhe e Shtetit Shqiptar. Ata kanë kontribuar pozitivisht në historinë e shekujve të fundit të vendit tonë e veçanërisht në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarsinë e Shqipërisë. Armënët ose Vllehet në Shqipëri […]

Minoriteti Rom në Shqipëri

“Ekzistenca e romëve në Shqipëri është përmendur që në vitin 1635, por duket se për më shumë se 5 shekuj, asnjëherë ata nuk kanë patur një shifër të saktë të prezencës.”   Kush janë Romët? Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh […]

Minoriteti Serbo-Malazez në Shqipëri

Historia e egzistencës së minoritetit etnik serb dhe malazez e ka zanafillën që në mesjetën e hershme. Ky minoritet jeton kryesisht i përqendruar në qytetin e Shkodrës, të Koplikut, në komunën Gruemirë, ne fshatrat Vrakës, Omaraj, Gril, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, në Kamicë, Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Dobraç, Golem, Mushan, Bushat […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara