e mërkurë 20 janar 2021
e mërkurë 20 janar 2021

 

Ivanaj rridhte nga një familje patriotike prej viseve shqiptare të Malit të Zi, ku mësimet e para i mori në Mal të Zi dhe Serbi, kurse studimet e larta i kreu me anën e një burse në Universitetin e Romës, ku fitoi dy laura për letërsi-filozofi dhe jurisprudencë duke përfunduar me rezultate të shkëlqyera pavarësisht jetesës së vështirë prej bursisti në shtet të huaj.

 

Duhet nënvizuar se në këtë kohë Ivanaj zotëronte afro dhjetë gjuhë të huaja të përvetsuara falë intelektit të tij të shfaqur që në vogëli dhe vullnetit të tij të palëkundur.

 

Ivanaj, gjatë studimeve në Itali dhe më pas kur u kthye në Atdhe duke ju përkushtuar punëve tepër delikate që iu ngarkuan, ka bërë një jetë të veçuar, i lidhur ngushtë me librin, fletoret, dokumentet që hartonte.

 

Pasi erdhi në Atdhe, në vitin 1923, u vendos në Shkodër ku themeloi,bashkë me të vëllain, Martinin, revistën “Republika” si një mjet për të shpalosur idetë e lirisë, demokracisë dhe të atdhedashurisë në realitetin e ndërlikuar shqiptar dhe për të ndriçuar me idetë republikane me të cilat ishte njohur e formuar në Itali, botën shqiptare në përgjithësi dhe politikën në veçanti.

 

Më shumë

103-vjetori i ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe luftëtarit shqiptar Themistokli Gërmenji (Korçë, 1871 – Selanik, 9 nëntor 1917)

Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë. Lindi në Korçë, ku mori mësimet e para. Më 1892 mërgon për në Rumani, ku punoi në fillim çirak e më pas u mor me tregti. U lidh me shoqëritë patriotike “Drita” e “Dituria” dhe u përfshi në veprimtarinë e tyre […]

149-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, ndër figurat më mbizotëruese të letërsisë shqipe

Lindi në Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Ndoqi shkollat françeskane në Troshan e Shkodër. Studioi teologji, filozofi e gjuhë të huaja në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjekë, Livno, Kreshevo. Më 1902 u emërua drejtor i shkollës françeskane në Shkodër ku vendosi shqipen si gjuhë mësimi. Përfaqësoi shoqërinë “Bashkimi” më 1908 në […]

“Kur më shihni se jam tretur, mos kujtoni se kam vdekur” – 120 vjetori i vdekjes së Naim Frashërit

Sot shënohet 120 vjetori i vdekjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri.   Me kërkesë së Qeverisë së Mbretit Zog, në 3 qershor 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë, u sollën në Shqipëri eshtrat e Naim Frashërit.     Në foto, ceremonia e varrosjes së eshtrave të Naim Frashërit në oborrin e Kryegjyshatës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara