Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Vizita në Kosovë e dy politikanëve perëndimorë, Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer bëhet vetëm pak javë para se të rinisë dialogu Kosovë-Serbi. Ajo shihet si përgatitje e takimit të parë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.

 

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, po qëndrojnë në Kosovë sot dhe nesër për të zhvilluar bisedime me udhëheqësit kryesorë të institucioneve dhe partive politike parlamentare. Kjo vizitë bëhet vetëm pak javë para se të rinisë dialogu Kosovë-Serbi, dhe shihet si përgatitje e takimit të parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sipas një njoftimi të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë gjatë vizitës së tij dy ditore, Lajçak dhe Palmer do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin, Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë.

 

“Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet krerëve të Misioneve të BE-së. Për vizitën, Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-ve në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew A. Palmer”, thuhet në njoftim.

 

Mirosllav Lajçak dhe Mathew Palmer me 26 maj ishin takuar në Bruksel, ku ndër tjera kishin biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Më 18 prill ndërkaq, në darkën e shtruar në Bruksel për udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri Kurti, kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, deklaroi atëherë, se ai shpreson që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë nga mesi i muajit qershor. Për takimin ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, pati folur edhe vetë kryeministri Kurti, i cili tha se takimi me Vuçiqin mund të ndodh diku në mesin e muajit qershor. Mediet në Prishtinë shkruajnë se vizita e përbashkët në Kosovë e të ngarkuarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, bëhet për të përcjellë mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara