e premte 30 korrik 2021
e premte 30 korrik 2021

 

 

Në prezantimin e librit të tij të parë, “Misioni im”, Lulzim Basha u shfaq i emocionuar në bashkëbisedimin me të rinjtë në Qytetin Studenti.

 

“Në politikë të jepet mundësia të përballesh me lloj-lloj përvojash dhe kjo të fal shumë emocione, të fal shumë adrenalinë e natyrisht të pajis me një përvojë të rrallë do të thoja, por për mua kjo është hera e parë, nuk kam pasur një përvojë të tillë përpara. Sigurisht kam ndjekur nganjëherë edhe nga afër siç kemi sot audiencë studentësh këtu në Qytetin Studenti prezantime librash apo monografisë, por nuk kam qenë kurrë i ulur krah këtij botuesi duke prezantuar një libër timin. Sigurisht do isha i pasinqertë t’ju thoja që nuk e kam menduar, në fakt e kam menduar që 10 vjeç. Dëshira e parë ka qenë të shkruaja dhe ky frymëzim vinte edhe nga anëtarë të rrethit të ngushtë familjarë që janë shkrimtarë apo ishin shkrimtarë sepse janë ndarë nga jeta dhe dashuria ime për letërsinë, për librin …daton që nga fëmijëria e hershme, në mendimin e parë duhet ta kem lexuar diku në moshën pesë apo gjashtë vjeç dhe bashkë me të m’u hap një botë e tërë e cila ma ngacmonte dhe ma ngacmon fantazinë, imagjinatën si asnjë art tjetër i lëvruar.”

 

 

Më tej, kreu i PD-së theksoi se libri nuk është një rrëfim autobiografik, por një letër e hapur. “Nuk është një rrëfim autobiografik, siç e tha Flutura, me të drejtë ndoshta mund të kishte qenë edhe më i pasur me detaje personale. Ndonëse në këndvështrimin tim edhe natyrën time, ka goxha bile në një moment tjetër do thoja ka më shumë se ç’duhet duke pasur parasysh natyrën time. Por nuk është një rrëfim autobiografik, nuk është as thjesht një përkthim i programit tonë politik, i planit tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza sepse edhe për faktin e thjeshtë se libri ka nisur të avizohet kohë përpara nxehjes së motorëve elektoral, por është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin, si rruga e vetme për të siguruar atë që duam”, u shpreh Basha.

https://fb.watch/4ooY9kGZOK/

 

 

“Një traktat për Shqipërinë”, Flutura Açka flet për librin e Lulzim Bashës

 

 

Botuesja Flutura Açka, njëkohësisht kandidate e PD-së në Elbasan, mori pjesë në prezantimin e librit të Lulzim Bashës, “Misioni im”.

 

Açka e quajti këtë libër si një traktat për Shqipërinë, për të cilin tha se duhet ta lexojnë të gjithë qytetarët.

 

“Basha e ka quajtur letër e hapur e shqiptarëve, në fakt është një traktat për sot, për Shqipërinë sot që duhet ta lexojë çdo shqiptar, i cili do të gjejë veten në të gjitha format që ai mendon qasjen e tij në ekonomi, në politikë, në debat publik, në raport me Kosovën. Pra kemi kaq shumë çështje për të diskutuar në këtë agor që na thërret të gjithëve të jemi të pranishëm. Para se të flas diçka për librin do të doja t’ju falënderoja zoti Basha! Ne jemi takuar për disa arsye edhe në Elbasan për Ditën e Verës si elbasanase, edhe si zonjë në ditën e zonjave, jemi takuar sot edhe si botuese. Do të thotë që ndoshta edhe unë jam natyrë që merrem me shumë gjëra bashkë, por këtu jam në rolin e botueses edhe doja edhe në këtë rol t’ju falënderoja për besimin që më keni dhënë të përfaqësoj dhe të jem e pranishme në Elbasan, në një qytet ku kam lindur dhe aq i dashur, shumë determinant në jetën time, është jeta ime, Elbasani është jeta ime sepse dola nga Elbasani e bërë.

 

Çfarëdo të ketë ndodhur më pas në jetën time vetëm ka qenë një konfigurim më i plotë, por në fakt unë jam Elbasani në një farë mënyre. Kështu që ju falënderoj shumë edhe shpresoj ta justifikoj me punë. Me korrektesë. E kam thënë edhe në bisedat e mia të përditshme me njerëz të zakonshëm ndoshta unë nuk e njoh politikën nga brenda, ndoshta unë nuk jam politikane e prerë për të dhënë premtime dhe gjëra të kësaj natyre që kanë të bëjnë me gjëra të mëdha ose qoftë më të vogla të mikroklimës shqiptare, por unë di të them që unë di të dëgjoj dhe unë ju kam thënë që unë mund të dëgjoj dhe shikoj se shqiptarët para së gjithash kanë nevojë që të dëgjohen dhe këtë gjë besoj se do ta bëj, të paktën këtë gjë do ta bëj mirë që është prapë pjesë e këtij debati për të cilin po flas. Kështu që ju falënderoj shumë për besim dhe shpresoj që ta justifikoj para së gjithash për elbasanasit”, u shpreh Açka.

 

 

Më shumë

Dua Lipa zbret Ed Sheran nga froni, bëhet këngëtarja më e pëlqyer në Britani

Këngët e Dua Lipa ishin këngët më të luajtura dhe dëgjuara në radio në Britaninë e Madhe përgjatë vitit 2020, duke e bërë artistet shqiptare këngëtaren më të preferuar për britanikët falë albumit të saj fitues të shumë çmimeve “Future Nostalgia”.     Në krye të klasifikimit ajo i ka dhënë fund mbretërimit të […]

Përmet, Konferencë Shkencore: “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”

175 vjetori i lindjes së përfaqësuesit të Rilindjes Shqiptare, poetit dhe shkrimtarit Naim Frashëri, u shënua në Përmet me një Konferencë Shkencore, “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”. Studiuesit risollën këto figura në tërë dimensionet që i karakterizonin. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Atdhetare- Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, Ministria e Kulturës, bashkia Përmet dhe Kryegjyshata […]

Pandemia sjell libra interesantë

Ndikimi i pandemisë së virusit korona nuk mund të mos përfshinte edhe lëmin e lëtërsisë në hallkat e saj shkrimtar-botues dhe lexues. E konsideruar si një prej periudhave më të rënda psikologjike të shekullit të fundit, pandemia duket se është menaxhuar me së miri nga ajo çfarë buron nga letërsia. Botuesit tregojnë se kjo […]

Nata finale e Festivalit Europian të Këngës, Peristeri u bën thirrje shqiptarëve ta mbështesin me votë

Këngëtarja e Anxhela Peristeri e cila të shtunën në mbrëmje do të përfaqësojë Shqipërinë në natën finale të Eurovisionit, u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve jashtë shtetit të marrin pjesë në votimet e Eurovisionit. “Te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise mund te votojne ne nr e shtetit perkates me kodin 02 ne momentin qe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara