e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

 

Humbja e jetës së katër turistëve në një sauna në Qerret të Kavajës është një ngjarje që ka lënë pas shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si ndërruan jetë rusët. Deri më tani është mësuar itinerari i viktimave që vinin nga Mali i Zi nëpërmjet një udhëtimi turistik në grup. Përmes telefonit ata kishin rezervuar ambientet SPA që kërkuan t’i frekuentojnë të premten në mbrëmje.

 

 

Viktimat ishin pjesë e të njëjtës familje. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Trupat e pajetë u gjetën nga recepsionistja e hotelit, dëshmia e të cilës tashmë është publikuar në media.

 

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pashë të katërt, nuk m’u përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar” ka thënë ajo në polici.

 

Sipas autoriteteve kemi të bëjmë me një vdekje të shkaktuar nga asfiksia. Mendohet se rusët kanë qëndruar në xhakuzi për një kohë më të gjatë se sa mund të përballonte organizmi i tyre.

 

“Rreth orës 22:20 (23:20 pasdite me kohën e Moskës) , trupat e katër personave nga Rusia u gjetën në saunën e një hoteli në Qerret në [rrethin] Kavajë . Të gjithë ata ishin të asfiksuar”, njoftoi policia në një deklaratë.

 

Por ky version i ngjarjes mbart kontradikta në vetvete. Nëse njëri prej rusëve është asfiksuar i pari, atëherë supozohet se tre të tjerët do të kishin reaguar. Fakti që të katërt nuk kanë mbijetuar, atëherë kjo tregon se të katërt kanë humbur jetën në të njëjtin moment.

 

Dyshimet se si humbën jetën turistët rusë do të marrin një përgjigje nga autopsia. Në media është raportuar sot se ambasada ruse ka kërkuar një përfaqësues të saj gjatë zbulimit të shkaqeve të vdekjes së katër shtetasve rusë./Lapsi.al

 

Më shumë

Festime në Vlorë për 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Flamuri Kombëtar i Shqipërisë u ngrit sot në Vlorë në 109- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Qindra banorë të Vlorës dhe të ardhur nga hapësirat shqiptare dolën tek Monumenti i Pavarësisë në Sheshin e Flamurit, që sot ishte i rrethuar nga punimet ndërtimore. Krerët e lartë të shtetit shqiptar; Presidenti, Kryeministri, Kryetarja e Parlamentit […]

Shqiptarët “veshin” rrugët e SHBA me flamujt “Kuq e Zi”, momentet nga festa në Chicago

Shqiptarët në të gjithë botën festuan sot Ditën e Flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Qindra shqiptarë janë mbledhur bashkë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të mbuluar nën flamujt kuq e zi kanë festuar ditën e shënuar për Kombin tonë.   Në rrugët e Chicagos të Shteteve të Bashkuara […]

Komuniteti hebre i Shqipërisë feston ‘Hannukah’

Festa e Hannukah e popullit hebre përkoi sot me Ditën e Pavarësisë, festën tonë kombëtare të Flamurit. Bekuar miqësia midis dy shteteve dhe popujve tanë! Kryerabinati i Shqipërisë, Fondacioni “Besë & Shalom” dhe Qendra Hebraike “Chabad” e Shqipërisë urojnë: GËZUAR HANUKËN, që përkon sivjet me ditën e PAVARËSISË.   Kryerabinati i Shqipërisë nëpërmjet një […]

Emigrantët e kthyer hasin vështirësi të mëdha për t’u rifutur në tregun shqiptar të punës

Një studim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, që u publikua sot në Tiranë, thekson se emigrantët e kthyer në Shqipëri po hasin vështirësi të mëdha për ri-integrimin e tyre në tregun e punës edhe si punëtorë edhe si investues.   Shumica e tyre pohuan gjatë intervistimit se kthimi i tyre në Shqipëri […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara