140 vite më parë, më 25 mars 1880, lindi në Janinë Mit’hat Frashëri, i biri i të mirënjohurit Abdyl Frashëri.
Gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij u shqua si patriot i flaktë, politikan i zellshëm, administrator i drejtë, publicist penëmprehtë, botues skrupuloz, bibliofil i papërsëdytshëm.
Prej shumë shkrimeve që la pas, shkëpusim dy fjali ende të rëndësishme për shqiptarët sot dhe nesër:
“Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan” (pjesë e promemories së tij dejtuar konferencës së posaçme që parapriu krijimin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene) dhe “Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.”
Foto: AQSh.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
25 mars 2020
***
69 vite pas vdekjes, përmbushet amaneti i mendimtarit të Kombit Mit’hat Frashëri, për t’u prehur në atdhe. Eshtrat e tij mbërritën sot në Shqipëri, ndërsa qeveria kishte vendosur për këtë akt disa muaj më parë.
Në aeroportin e Rinasit ka mbërritur mëngjesin e sotëm arkivoli me eshtrat e Mid’hat Frashërit. Për të nderuar këtë figurë të shquar të kombit ishin të pranishëm personalitete shtetërore, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, intelektuale e studiues, të afërm të familjes.
Më pas homazhet për të nderuar patriotin shqiptar u zhvilluan te Akademia e Shkencave. Ndërsa ceremonia e rivarrimit të eshtrave të tij u zhvillua në Parkun e Madh të Tiranës, ku Mid’hat Frashëri do të prehet pranë vëllezërve Frashëri.
Edhe në këtë ceremoni shtetërore morën pjesë personalitete të shquara të letrave dhe kulturës, studiues, politikanë dhe të afërm të familjes Frashëri. Studiuesi Aurel Plasari dhe kryeministri Rama vlerësuan figurën e Mit’had Frashërit.
Mid’hat Frashëri, djali i Abdyl Frashërit është një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare. Ai ka lënë gjurmë si diplomat, shkrimtar dhe politikan.
Eshtrat e rilindasit, shkrimtarit dhe patriotit të madh mbërritën në atdhe pikërisht në javën e perkujtimit të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që u drejtua prej tij.
Mit’had Frasheri lindi në Janinë më 25 mars 1880, u rrit në Stamboll dhe më pas gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare.
Në korrik 1908 Mid’hat Frashëri themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928 botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, në Selanik, pastaj në Kostancë të Rumanisë dhe më vonë në Tiranë.
Më 1908 mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit.
Mit’hat Frashëri ishte gjithashtu nje nga nenshkruesit e deklarates se pavaresise.
Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botërore, ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920. Ndërsa më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve.
I përndjekur nga regjimi komunist , i anatemuar si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”.
Mid’hat Frashëri nderroi jete në Nju Jork më 3 nëntor 1949, ku edhe ishte varrosur deri tani. abcnews
Eshtrat e patriotit të shquar Mit’hat Frashëri rivarrosen në atdhe
Naum Veqilharxhi – Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare, mendimtar i shquar, illuminist e veprimtar i shkollës shqipe
Jakup Ferri – Heroi i çështjes kombëtare
40 Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë
Sali Butka – Patriot, kaçak, poet dhe një nga delegatët e Korçës në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920
Lorenc Antoni – kompozitori, dirigjenti dhe etnomuzikologu shqiptar, (1901-1991)
Epopeja e Kodrës së Kuqe: Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini
Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]
– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]
-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]
Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]