e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

 

Mjekët e Spitalit Ushtarak të Tiranës kanë dalë në protestë, në kundërshtim të dënimit të mjekëve Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, pasi dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës.

 

Protesta u paralajmërua një ditë më parë nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, të cilët kërkojnë që mjekët të mos trajtohen si kriminelë. I ndodhur mes turmës së mjekëve të mbledhur para “Traumës”, gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se bluzat e bardha do të zhvillojnë çdo ditë protestë.

 

“Ky tubim duket se do të vijojë çdo ditë. Mjekët kanë nisur një protestë, që do të vijojë çdo ditë nga ora 09:00-10:00. Sipas mjekëve, arrestimet janë të dënueshme për nga mënyra si ato po aplikohen, pasi sipas tyre, arrestimet e mjekëve kanë qenë të pafaktuara. Pa folur akoma gjykata, është bërë arrestimi i mjekëve, duke i trajtuar ata si kriminelë me rrezikshmëri të lartë. Mjekët kërkojnë që të reflektohet edhe në Kod, që ata të mos trajtohen si kriminelë. Sipas tyre, mjekët nuk duhen prangosur, pa u faktuar akuza. Në protestë janë të gjithë mjekët, që nuk e pengojnë shërbimin në spital. Puna brenda spitalit vijon normalisht”, tha gazetari Skëndaj, raporton “BalkanWeb”.

 

Ndërkohë, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor lexoi dhe një deklaratë nga protesta, ku tha se do të vijojë të mbrojë figurën e mjekut, duke paralajmëruar përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë zgjidhje të problemt.

 

Deklarata e Sindikatës:

 

Sindikata e Punonjesve te Sherbimit Shendetesor percjell me sbqetesim situatat e krijuara nga paragjykimi qe i bebet kolegeve mjeke duke hedhur balte mbi punen vetmohuese dhe te pavleresuar per dhenien e shendetit dhe uljen e heqjen e vuajtjeve te pacienteve me te cilet ata punojne.

 

Kjo Sindikate distancobet nga c;do lloj veprimi abuziv dhe korruptiv qe mund te kryhet ne emer te dhenies se sherbimit shendetsor nga bluzat e bardba, por nuk mund te lejoj qe keto bluza te bardha te cilat shpetojne jeten e njerezve pa bere dallirnin nese jane te bardhe apo te zinj, te kuq apo blu, te trajtoben njesoj sikmse k:riminelet te cilet marrin kete jet e te c;muar per secilin nga ne.

 

Sindikata nuk e sheh oportune ndalimin e nje mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore, bazuar kjo ne nenin 228- 229 te kod it penal dhe madje e konsideron te shpejtuar veprimin e prokurorise per masen e sigurise “Arrest me burg” per diskutime te te treteve neper telefona te cilet permendin emra te ndryshem pa asnje prove tjeter dhe kur mundesia per t’ju shmangur hetimit, ndikuar ne te apo per tu larguar eshte inekzistente.

Ligji parashikon se ndalimi behet kur pretendohet se vepra pena le eshte ne krye1je e siper dhe me pas arresti me burg kerkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjesi i arrestuar ka rrezikshmeri te larte shoqerore, ka mundesi te manipuloj provat apo rrezikon ti largohet hetimit apo drejtesise.

 

Mjeket dhe punonjesit shendetesor nuk jane te asnjeres prej ketyre kategorive pasi ata nuk kane rrezikshmeri te larte shoqerore, nuk kane asnje mundesi te ndikojne apo manipulojne provat dhe nuk kane asnje interes te largohen dhe ti fshihen drejtesise pasi ne ate rast do te humbn in gjithc;ka kishin a1Titur ne pune dhe profesion.

 

Per te gjitha arsyet e mesipe1111e ndalimet apo arresitmet e kryera te mjekeve me shou publik dhe mediatik pa asnje prove te drejtperdrejte jane abusive ne kundershtim me l igjin dhe shkelje e hapw• dhe cenim i integritetit personal dhe profesional te punonjesve shendetesor.

 

Sindikata jone si perfaqesuese legjitime e tyre kerkon nga organet pol icore, hetimore dhe gjyqesore ndalimi n e menjehershem te ketyre abuzimeve dhe njekohesisbt granton te gjithe punonjesit shendetesor se do ti ndjeke deri ne fund dhe me c;do menyre c;do rast abuzimi te kesaj natyre.

 

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara