Albanian Profile
e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

 

Bluzat e bardha në Vlorë që presin për tu vaksinuar vazhdojnë të mos ruajnë distancën, duke shkelur rregullat e caktuara nga Komiteti Teknik.

 

Për të krijuar sadopak rregull është dashur ndërhyrja e forcave të policisë.

 

Por përpara se të shfaqeshin efektivët e policisë situata ka qenë vërtet alarmante.

 

Mjekët dhe infermierët kur pyeten se përse nuk respektojnë masat hezitojnë të përgjigjen, ndërsa shmangen duke u larguar.

 

“Tani kemi radhën”, u shpreh një prej tyre.

 

Radhën për tu vaksinuar në pallatin e sportit në Vlorë e kanë pasur mjekët e shërbimit parësor të Vlorës, Tepelenës, Lushnjës , Përmetit dhe Sarandës.

 

Dhe në Shkodër të moshuarit që po vaksinohen nuk kanë ruajtur distancën.

 

Ata kanë qëndruar të grumbulluar tek dera deri sa ju ka ardhur radha për të kryer vaksinën.

 

 

 

Më shumë

7 Prill, Dita Botërore e Shëndetit – Manastirliu: Vaksinim kapilar në gjithë vendin!

Slogan i këtij viti në Ditën Botërore të Shëndetit: ‘Le të ndërtojmë një botë me të drejtë të shëndetshme për të gjithë’. Për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të popullatës, vazhdon fushata e vaksnimit ndaj COVID19, në mënyrë kapilare në të gjithë Shqipërinë. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 221.588 doza […]

Shqipëria i hap rrugën përdorimit të vaksinave ruse dhe kineze

Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën përdorimit të vaksinave anticovid-19, që nuk janë të certifikuara nga agjencia amerikane dhe europiane e barnave.   Përmes, një Akti Normativ, që mban datën 12 mars, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime, në aktin e mëparshëm që rregullon procedurat për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave […]

Një vit më pas, OBSH ende në hall për menaxhimin e pandemisë

Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi koronavirusin një pandemi, një vit më pare, ajo e bëri këtë pas disa javë rezistence për ta përdorur këtë vlerësim dhe pohoi se virusi shumë infektiv, ende mund të ndalet.   Një vit më vonë, kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ende po lufton për të qëndruar […]

OBSH rrëzon planet e BE – ”JO” pasaportës së vaksinimit, imuniteti nuk zgjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “pasaporte digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”.   Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, i tha gazetës së përditshme “Die Welt” se nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër koronavirusit. Prandaj OBSH i refuzon librezat […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara