Një festim ndryshe është organizuar në Paris për javën e modës, ku marka e njohur pariziene “AMI” I ka paraqitur veshjet në një sfilatë të mbajtur përgjatë lumit të Senës.
Modele femra dhe meshkuj kanë dalë njëri pas tjetrit për të prezantuar krijimet e markës, të cilat stilisti i cilësoi si pjesë të një pune të ngadaltë për shkak të karantinës.
“Unë me të vërtetë e dua këtë koleksion, sepse është bërë gjatë karantinës. Kam punuar në zyrë, pra në studion time, ndërkohë që ekipi im punonte nga shtëpia, prandaj kemi punuar edhe shumë ngadalë.” –Alexander Mattiussi, stilisti i “AMI”.
Puna e vështirë është paraqitur si diçka e veçantë që ka si qëllim të rinisë jetën e modës dhe sfilatave.
“Ne kemi nevojë të festojmë pak. Kur kemi këtë lloj krize është shumë e lehtë të biesh në një gjendje depresioni. Ndihem sikur ekziston një lloj sfide dhe përgjegjësie për të ecur përpara dhe të marrësh pjesë në këtë lloj “rifillimi”, shtoi ai, raporton euronews.
Vizitorët duke zbatuar masat e Covid-19 e ndoqën këtë sfilatë kryesisht nga ana tjetër e lumit dhe nga ekranet e mëdha që transmetonin pamjet unike.
Edhe kinezët mbërrijnë në Hënë
Bill Gates parashikon se kur do të ndodhë pandemia e ardhshme
20 vjet në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës
NASA konfirmon praninë e ujit në sipërfaqen hënore të ndriçuar nga Dielli
Familja mbretërore bëhet me vajzë, vjen në jetë Gelardina II
I porsalinduri tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale
Një festim ndryshe është organizuar në Paris për javën e modës, ku marka e njohur pariziene “AMI” I ka paraqitur veshjet në një sfilatë të mbajtur përgjatë lumit të Senës. Modele femra dhe meshkuj kanë dalë njëri pas tjetrit për të prezantuar krijimet e markës, të cilat stilisti i cilësoi si pjesë të […]
Mposht koronavirusin në moshën 103-vjeçare dhe gjëja e parë që kërkon pas shërimit, është një birrë e ftohtë. E moshuara Jennie Stejna, prej moshës së saj të avancuar cilësohej mjaft e rrezikuar nga Covid-19, por i befasoi mjekët duke e mposhtur virusin. Gjysha e lindur në Poloni, por prej vitesh me banim në Massachusetts, […]
Fakti që mes dy kunatave, Kate Middleton dhe Meghan Markle, marrëdhëniet nuk janë të mira është diçka e ditur. Por deri tani arsyet e krisjes mes bashkëshorteve të princit William dhe Harry të Anglisë, nuk ishin bërë me dije. Siç shkruan “The Sun”, pak para martesës së Meghan me Harry, në 19 […]
Me bllokimin e lëvizjeve të shkaktuara si pasojë e koronavirusit, jeta ka ndryshuar. Sportistët profesionistë që luajnë në skuadër janë prekur veçanërisht nga ky realitet i ri sepse nuk kanë asnjë mënyrë për të ushtruar sportin përkrah shokëve të tyre të skuadrës. Por në rastin e çiklistëve profesionistë, një atlet ka gjetur mënyrën për t’i bërë […]