Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Pas vizitës historike të Ministrit amerikan të Shëndetësisë, kohët e fundit Taipein (Taiwanin) e vizitoi edhe Kryetari i Senatit të Çekisë Milos Vystrcil, personaliteti i dytë çek, pas Vaclav Havel më 2004, që ka vizituar këtë vend deri më tani.

 

Kjo vizitë, edhe pse nuk bart elementët e një qëndrimi kompleksiv europian, ka një domethënie historike të veçantë: vendet e Europës e njohin de facto Taivanin si shtet më vete, pavarësisht pretendimeve të Kinës Popullore, sipas së cilës, ishulli është “pjesë e pandashme” e saj. Kreu i senatit çek, perifrazoi Kenedin e vitit 1963 në Berlin (“Ich bin ein Berliner”), kur deklaroi para parlamentit taivanez “unë jam tajvanez”.

 

Vizita e personalitetit të lartë çek në Taipei u krye paralelisht me vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtëme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi, në disa vende europianë dhe jo vetëm kaq, por e eklipsoi krejtësisht atë, aq sa këtij të fundit iu desh të bënte deklarata kërcënuese ndaj kreut të senatit çek. Ndaj kësaj vizite, kishin shprehur rezervat e tyre edhe Kryeministri si dhe Presidenti i Çekisë, të cilët janë të njohur në Europë për qëndrimet e tyre filoruse dhe filokineze, por kryetari filoperëndimor i senatit, i mbështetur edhe nga Ministri i Jashtëm i këtij vendi, e organizoi atë me sukses. Kinës iu kërkua zyrtarisht të përmbahet në deklaratat e saj dhe ambasadori kinez në Pragë u thirr nga Ministria e Jashtëme e këtij vendi në shenjë proteste ndaj deklaratave të Pekinit ndaj personalitetit çek. Për më tej, reagimet e ashpra dhe të pasens të Pekinit shërbyen si elementë që riformuluan qëndrimet antikineze të një opinioni të gjerë publik në Çeki dhe patën jehonë edhe në vende të tjerë të BE-së.

 

Për politikën e jashtëme europiane të Pekinit duket se po vijnë momente të vështirë.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara