Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

Në foto: Ministrja e Shëndetësisë më 19/11/2020, duke dhënë lajmin për rimbursim 100% të pacientëve me COVID-19

 

 

Organizata “Together for Life” publikoi sot dy raporte monitorimi mbi buxhetin për shëndetësinë gjatë Ppandemisë Covid-19, të përgatitura me mbështetjen e Fondacionit Westminister për Demokraci në Shqipëri.

Në këto studime theksohet se të sëmurët me Covid-19, që u kuruan në shtëpi gjatë 15 muajve të pandemisë u përballën me kosto të larta për mjekime nga fondet e veta, duke shpenzuar së paku 1 mijë dollarë për person.

 

Ekspertët vërejtën se paketa e rimbursimit nga qeveria për shpenzimet ndau vetëm afro 40 dollarë për person.

 

Në monitorimet e organizatës “Together for Life” dhe Fondacionit Westminster për Demokraci në Shqipëri, për rimbursimin e mjekimeve të Covid-19 për periudhën 9 mujore shtator 2020-maj 2021, thuhet se paketa e rimbursimeve qeveritare për qytetarë të COVIDIT nuk pati ndikim te të sëmurët.

 

Ata harxhuan nga portofoli familjar afro 1 mijë dollarë secili, por rimbursimi ishte vetëm 40 dollarë për vetëm 1 mijë e 708 persona.

 

“Raporti vëren se sipas deklarimeve zyrtare, të paktën 4.7% e popullsisë ishte e infektuar nga Covid-19 deri në maj të këtij viti, ndërsa popullsia që ka marrë rimbursim për shpenzimet e kurimit nga Covid-19 është 0.25%. Ekspertët theksojnë se shpenzimet për trajtimin e sëmundjes ishin 10 deri 20 herë më larta se fondet e përfituara nga rimbursimi” – thotë Denisa Canameti, eksperte e organizatës “Together for Life”.

 

Në një raport të dytë mbi monitorimin e buxhetit të shëndetësisë në 9 muajt e fundit, autorët theksojnë se Pandemia nuk po ushtron presion të lartë për fonde shtesë në buxhet,

 

Por ata vërejnë se shpenzimet në sektorin e shëndetësisë në dy vitet e fundit janë rritur me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore.

 

Buxheti i shtetit i këtij viti parashikoi një rënie të lehtë (0.2%) në shpenzimet totale për financimin e sektorit të shëndetësisë.

 

Vitin e kaluar sektori i shëndetësisë zinte vetëm 7.4 për qind të shpenzimeve totale buxhetore, me një rënie të lehtë nga viti 2018, ndonëse pandemia shënoi dy valë të rënda infektimesh në gusht dhe nëntor.

 

“Përvoja tregoi se jo spitalet por parandalimi i përhapjes së koronavirusit është mjeti kryesor në përballimin e pandemisë. Pra, fondet e dhëna për vaksinat janë fonde për parandalimin e sëmundjes. Fillimisht nuk kishte protokolle. Njerëzit e shqetësuar për shëndetin u shtynë të merrnin mjekime vet. Ministria e shëndetësisë ka bërë disa protokolle, dhe ministria financon ato protokolle të bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nuk mund të jetë përgjegjëse nëse erdhën më shumë medikamente. Ato nuk janë përdorur të gjitha ashtu si duhet. Njerëzit pa dashur kanë përdorur jashtë rregullave edhe medikamente, që u kanë edhe keq” – thotë zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira rakacolli, njëkohësisht drejtuese e Komitetit Teknik kundër Pandemisë.

 

Analistët vërejnë se fondet për shëndetësinë kanë ardhur në rënie dy vitet e fundit në raport me totalin e buxhetit të shtetit.

 

Shpenzimet për përballimin e pandemisë ne aspektin shëndetësor pritet të jenë sa 12,6 % e totalit të buxhetit të sektorit të shëndetësisë për dy vitet 2020 dhe 2021.

 

Raporti i monitorimit të buxhetit vëren se nga fondet për krizën shëndetësore vitin e kaluar një pjesë e madhe 38 për qind shkuan për pajisje mbrojtëse për stafet mjekësore dhe shumë pak për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve.

 

***

 

19/11/2020

Manastirliu: Nga sot rimbursim 100% të trajtimit ambulator për pacentët me Covid19, do trajtohen të siguruarit dhe të pasiguruarit

 

 

19 Nëntor – Tiranë- Të gjithë pacientët me Covid19 që trajtohen në banesë të siguruar ose jo, nga sot do të përfitojnë rimbursimin për trajtimin e tyre. Deklarata u bë nga  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me median.

 

“Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të rimbursuar të gjithë pacientët me Covid19 që trajtohen në mënyrë ambulatore në shtëpi.  Do të përfitojë të gjithë qytetarët qoftë nëse janë të siguruar, qoftë nëse nuk janë të siguruar. Nga sot ka filluar të funksionoje si skemë mjekimi në të gjithë strukturat tona të kujdesit parësor. Vlera e rimbursimit e paketës së barnave për të dy skemat e mjekimit është 125 dollarë”, tha Manastirliu.

 

Ministrja e Shëndetësisë tha se qeveria shqiptare ka financuar 1.2 miliard lekë për rimbursimin e trajtimit ambulator. Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe do të financohet 100% nga shteti.

 

Paketa e mjekimit bazë përmban vitaminoterapi, antipiretikët, antibiotikët, antikoagulantët dhe kortizonikët, por është mjeku i familjes ai që përcakton se çfarë mjekimi duhet të marrë pacienti i diagnostikuar me COVID19. Paketa antiCOVID e financuar nga qeveria ka barna që janë aktualisht në listën e rimbursimit por edhe barna të reja të cilat janë shtuar me këtë paketë, për t’u përfituar nga të gjithë të prekurit, sipas vlerësimit të mjekut të familjes.

 

Pacienti nuk ka nevojë të shkojë fizikisht në qendër shëndetësore për përfitimin e paketës, por duke u lidhur me mjekun e familjes, nëpërmjet sistemeve të shëndetësisë elektronike, I gjithë procesi është online dhe një familjar mund të tërheqë barnat në farmaci me kodin e recetës.

 

E pyetur në lidhje me fondet aktuale për përballimin e rimbursimit këtë vit, Ministrja Manastirliu u shpreh se ato janë pjesë e paketës prej 25 milion euro të vëna në dispozicion nga qeveria për përballimin e pandemisë si dhe saktësoi se fondi prej 1.2 miliardë lekë në buxhetin e vitit të ardhshëm, është parashikuar për mbulimin e trajtimit ambulator në banesë.

 

Në lidhje me pacientët që nuk janë konfirmuar me testin pozitiv, Ministrja e Shëndetësisë tha se edhe pacientët që nuk janë konfirmuar me test pozitiv por kanë simptoma, mund të trajtojnë simptomat me barnat që janë aktualisht në listën e barnave të rimbursueshme, falas për qytetarët, pavarësisht paketës së miratuar dje.

 

“Paketa e miratuar është buxhetuar në fondet e alokuara që në fillim të kësaj pandemie. Janë 25 milion euro të dedikuara Ministrisë së Shëndetësisë për përballimin e epidemisë, për rritjen e kapaciteteve por edhe për mbulimin e rimbursimit. Edhe paketa e rimbursimit nuk ishte një paketë e cila u mendua dje dhe u financua sot. Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit, edhe në strategjitë e mëparshme, paketa e mbështetjes së qytetarëve me terapitë e barnave në spitale është falas, por edhe përsa i përket rimbursimit ambulatory u vlerësua sipas udhëzimit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Por lista aktuale e rimbursimit ka gjithashtu terapi, apo klasa barnash të cilat rimbursohen edhe për infeksionet virale”, tha Ministrja Manastirliu.

 

Mjeku i familjes përshkruan barnat sipas protokolleve dhe udhëzimeve të përcaktuara, në varësi të stadit të sëmundjes së pacientit. Kohëzgjatja e mjekimit është deri në 1 Muaj dhe receta e rimbursuar përfitohet sipas sistemit aktual të rimbursimit, në farmacitë e rrjetit të hapur me kontratë me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara