e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

 

Moody`s ka mbyllur rishikimin periodik të notës së borxhit të Shqipërisë. Ky veprim i gjigandit të vlerësimit nuk vlen si një vendim për notën e borxhit, pasi është në kuadër të rishikimit periodik me frekuencë dy herë në vit. “Profili i kreditit të Shqipërisë, në “B1”, është i sforcuar nga vlerësimi në “ba3” i forcës së ekonomisë, duke reflektuar një ekonomi të vogël, të ekspozuar ndaj rreziqeve mjedisore, si dhe me një nivel të ulët diversifikimi, krahasuar me shtete të ngjashme sa i përket notës së borxhit, si dhe me një sërë sfidash strukturore”-thotë Moody`s mes reshtave në njoftimin për vendin tonë.

 

Sa i përket vlerësimit të forcës së qeverisjes dhe të institucioneve, me nnë botë në “ba2”, vihen në dukje përpjekjet e qeverisë për të vijuar me integrimin në Bashkimin Europian, duke adresuar dobësinë e vazhdueshme në drejtim të sundimit të ligjit dhe kontrollit të korrupsionit. Forca fiskale ndërkohë, me një notë në “b1” merr shtysë nga barra e lartë e borxhit publik si dhe detyrimet e prapambetura nga sektori energjetik si dhe nga varësia e lartë nga skemat e Partneritetit Publik Privat (PPP) për të nxitur investimet. Me një notë në “ba”, ndjeshmëria nga rreziqet, nxitet nga euroizimi i lartë i sektorit bankar, nënvizon mes të tjerash agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s.

 

Më shumë

Rriten  shkëmbimet tregtare midis Kinës dhe Shqipërisë

Sipas një studimi të fundit nga China-CEE Institute me seli në Hungari, tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Shqipërisë, ka pësuar rritje të konsideruesheme në tremujorin e parë të vitit 2021. Të dhënat sipas tremujorit tregojnë se importet nga Kina në tremujorin e parë të vitit 2021 janë rritur me 32% dhe eksportet shqiptare në […]

Në ambientet e spitaleve qarkullojnë më shumë para të falsifikuara

Dokumentari Unpublished investigon si funksionon tregu i falsifikimi të parave në vendin tonë. Vendet të cilat hidhen në treg paratë false sipas ekspertëve, janë zyrat e këmbimit valutor, pikat e karburantit, tregun e gjësë se gjalle, dyqanet e ushqimore etj. Ndërsa periudhat më të përshtatshme janë sezoni turistik dhe festat e fund vitit. […]

Shqiptarët konsumuan më shumë në muajin e zgjedhjeve

INSTAT thotë se në muajin prill inflacioni shënoi shifrën më të lartë që prej muajit tetor të vitit të kaluar, duke konfirmuar perceptimin se gjatë muajit zgjedhor shqiptarët konsumuan më shumë.   Kategoria me rritjen më të fortë të inflacionit është ajo e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Krahasuar me prillin e 2020-ës, kjo […]

Moody`s: Barra e lartë e borxhit publik dhe skemat PPP mbeten sfida

Moody`s ka mbyllur rishikimin periodik të notës së borxhit të Shqipërisë. Ky veprim i gjigandit të vlerësimit nuk vlen si një vendim për notën e borxhit, pasi është në kuadër të rishikimit periodik me frekuencë dy herë në vit. “Profili i kreditit të Shqipërisë, në “B1”, është i sforcuar nga vlerësimi në “ba3” […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara