e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s, në raportin më të fundit për vendin tonë, të siguruar ekskluzivisht nga “Scan”, analizon impaktin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian dhe atë të Covid-19 në ekonomi. “Progresi në negociata është pozitiv për profilin huamarrës të Shqipërisë pasi reformat do të forcojnë institucionet”-thotë agjencia e vlerësimit të kreditit.

Por, Moody`s shton se, pavarësisht se shpërthimi i pandemisë do të rëndojë mbi projeksionin afat-shkurtër ekonomik dhe fiskal, progresi do të ndihmojë në adresimin e sfidave ekonomike strukturore, si baza mjaft e ngushtë e eksporteve, të cilat udhëhiqen nga tekstilet, si dhe klima e dobët e investimeve.

Progresi do të sjellë më shumë investime të huaja direkte në vend, sqaron Moody`s.  Agjencia e vë theksin edhe te sundimi i ligjit si një ndër aspektet ku do të fokusohen më se shumti reformat. Çdo ngadalësim në reformat që kanë për qëllim sundimin e ligjit do të çojë në ulje të fondeve dhe tërheqje të përfitimeve që mund të korrë Shqipëria si vend pranë anëtarësimit.

Agjencia ndër të tjera komenton edhe tërmetin e nëntorit të vitit të kaluar, duke vënë theksin te fakti se, së bashku me pandeminë globale,  do të ndikojnë në një rënie të kërkesës si dhe të remitancave. “Koronavirusi këtë vit do të ngacmojë një recesion, si dhe do të peshojë mbi financat publike”-nënvizon Moody`s.

 

12 maj 2020

Më shumë

Depozitat në euro shënuan rritje rekord për gushtin, gati 250 milionë euro më shumë

Depozitat bankare në monedhën europiane kaluan për herë të parë në gusht pragun e pesë miliardë eurove.   Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se sezoni veror nuk i zhgënjeu pritshmëritë për rritje të prurjeve të depozitave në euro. Në fund të muajit gusht, totali i depozitave në këtë monedhë arriti në […]

FAO: Çmimet globale të ushqimeve në rritje

Çmimet botërore të ushqimit shënuan rritje në gusht, pas dy muajsh rënie të njëpasnjëshme, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).   “Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s u rrit 3,1 për qind nga muaji në muaj, mesatarisht me 127,1 pikë përqindje në gusht”, tha organi i […]

Rritet çmimi i bukës

Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.   Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në […]

Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri

Pandemia Covid-19, përmirësimi i pakët në ekonomi dhe reformat e lidhura me investimet janë faktorë kryesorë, që sollën këtë rënie     Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri.   Ky është viti i dytë me […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara