Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

 

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s ka publikuar raportin për Shqipërinë, ku theksohet se vendi ynë ka rritur të ruajë pozita të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria renditet sërish me vlerësimin “B1”, edhe pas goditjes nga pandemia Covid-19. Për agjencinë përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave mbetet një element kyç për të mundësuar rritjen e investimeve kapitale.

 

Moody’s parashikon rimëkëmbje ekonomike në periudhë afatmesme, ndërsa barra e borxhit, pas rritjes së ndjeshme në vitin 2020, do të rifillojë trajektoren e saj në rënie.

 

“Konsolidimi fiskal të rifillojë në 2022, me zbehjen e efektit të pandemisë dhe mbylljen e procesit të rindërtimit. Deficiti do të ngushtohet në 2.9% të PBB-së dhe raporti i borxhit publik ndaj PBB-së do të kthehet në një trend gradual të rënies”, thuhet në raport.

Agjencia e vlerësimit të borxhit i mbështet këto llogaritje tek rritja e investimeve të huaja direkte, turizmit dhe paratë e emigrantëve.

 

Ndërkohë, Moody’s vlerëson se detyrimet e kushtëzuara nga partneriteti publik-privat (PPP) vazhdojnë të paraqesin rrezik në rrugën e konsolidimit fiskal, ndërsa parashikon që kushtet e dhe reformat e sugjeruara nga Bashkimi Europian për rrugën e integrimit do të jenë pjesë e politikëbërjes në vijim.

 

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara