e shtunë 16 janar 2021
e shtunë 16 janar 2021

 

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) u ka dërguar një shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër për t’i paralajmëruar se në veriperëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.

“Zonat që rrezikojnë të preken më shumë, sipas IGJEUM, janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim”, lexohet në shkresë.

AKMC u bën apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale: “Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e parrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku”.

Më shumë

Foka e Mesdheut vazhdon të na befasojë në brigjet e Karaburunit (video)

Foka e Mesdheut (Monachus monachus) është dëshmuar disa ditë më parë në afërsi të bazës ushtarake në Pashaliman. Ky raportim u krye nëpërmjet pamjeve filmike të regjistruara nga një vizitor në zonë.   Prania e këtij lloji në brigjet e Shqipërisë na bën krenarë dhe na motivon akoma më tepër për të ruajtur ekosistemet […]

Hidrocentrali mbi lumin Vjosa nuk do të ndërtohet

Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore pas kërkesës së bërë nga shoqëria koncesionare AYEN-ALB në fillim të vitit.   Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohej mbi lumin Vjosa, por kundërshtimet kanë qënë të forta si nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të […]

Një specie e re peshkaqeni në PKD Karaburun-Sazan

Një specie e re peshkaqeni është shfaqur në Parkun Kombëtar Detar  në Karaburun-Sazan. Sipas njoftimit nga Qendra e Vizitorëve Radhimë në Vlorë, peshkaqeni është i parrezikshëm për njerëzit.   Mbretëria: Shtazore Tipi: Kordata Klasa: Kondrihtët Rendi: Skualiformët Familja: Dalatide Gjinia: Dalatias Lloji: Dalatias licha (Peshkaqeni fokë)   𝗞𝗮𝗿𝗮𝗸𝘁𝗲𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝗽𝗲𝗰𝗶𝗲𝘀: Peshkaqen i parrezikshëm për […]

Parada e përvitshme e banorëve të pyllit në rajonin e Prespës, para kamerave kurth të PPNEA

Për të tretin vit rradhazi, prej fundit të muajit shtator e deri ne fillim të dhjetorit, PPNEA po zhvillon studimin me kamera kurth në rajonin e Prespës, një studim i cili zbatohet në nivel ndërkufitar prej partnerëve të PrespaNet, përgjatë vitit. Në filim të kësaj jave të fundit të muajit tetor, eskpertët e PPNEA, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara