Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bëri të ditur se reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, në ujëmbledhësin e kaskadës së lumit Drin kanë rritur nivelet e liqeneve në Hidrocentralet e Koman dhe Vau i Dejës si dhe HEC Fierzë.
Nisur nga kjo situatë Administratori i KESH Benet Beci ka thirrur ditën e sotme në një takim Sekretariatin Teknik të Komisionit te Posaçëm të Trajtimit të Plotave, për trajtimin e prurjeve natyrore në kaskadë, në përputhje me Rregulloren e shkarkimit të Plotave.
Sekretariati Teknik dhe Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave u njoh me situatën aktuale e dhe pritet që në ditët në vijim të marrin një vendim.
Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 3600 m3/s, ndërkohë që shkarkimet nga porta e Hec Vau i Dejës janë 700 m3/s dhe në HEC Koman 400 m3/s.
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë aktualisht:
-Fierza 286.09 mmnd,
-Koman 173.30 mmnd,
-Vau i Dejës 75.54 mmnd.
Ndërkohë, KESH njofton se të vijojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të menaxhuar situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.
Zogjtë shtegëtarë bllokojnë rrugë Fier – Gjirokastër
Harta e re sizmike, rritet shkalla e rrezikut, shërben për të ndërtuar në zona të sigurta
Kojliku Qeros kthehet pas 400 vitesh në Shqipëri
Ulqin, rrezikohet zhdukja e ishullit turistik në Bunë
Glasgou, marrëveshja për klimën/ Një fitore e brishtë
Asnjë e dhënë në 3 vitet e fundit nga bashkia Tiranë për ndotjen e ajrit
Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]
Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]
Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së. Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]