e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një njoftim dha mëngjezin e kësaj të premteje një panoramë të gjendjes së akseve kombëtare, si pasojë e motit të keq.

ARRSH thotë se gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut  ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes  dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim

Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

 

Reshjet rikthyen problematikën e përmbytjeve në Durrës, ku dhjetëra rrugë u bënë të pakalueshme për këmbësorët, pasi uji doli në nivelet e trotuareve, ndërsa vështirësi në qarkullim patën dhe automjetet.

Situata me problematike u shfaq në rrugën që lidh shëtitoren Taulantia me Currilat, në rrethrrotullimin pranë hyrjes së portit, si dhe në disa lagje pranë stadiumit Niko Dovana. Probleme patën edhe disa zona me periferike siç është zona e plazhit, Shkozetit, por edhe ish-Këneta.

Gjithashtu probleme janë shkaktuar edhe në Lezhë, ku në lagjen “Besëlidhja” ka një prezencë të madhe të ujit.

Në Novoselë të Vlorës ka dalë nga shtrati Lumi Vjosa, duke shkaktuar probleme për banorët dhe të mbjellat.

Më shumë

Inteligjenca amerikane: Ndryshimet klimatike do të sjellin tensione

Ndryshimet klimatike do të çojnë në rritjen e tensioneve ndërkombëtare, paralajmëron komuniteti i inteligjencës amerikane. Sipas raportit të publikuar, vendet do të zihen për mënyrat e reagimit, ndërsa efektet do të ndihen më së shumti në vendet e varfra, të cilat kanë më pak kapacitete për t’u përshtatur. Raporti vlerëson ndikimin e klimës në […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, zonat e plazhit me ndotjen më të madhe

Publikohet raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave detare por edhe në tokë, ku Shqipëria renditet e 20-a nga 30 shtete të monitoruara.   Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.   Renditja sipas […]

Raporti i OKB-së për klimën, “kod i kuq për njerëzimin”

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, njerëzit pa dyshim janë fajtorë për ndryshimet globale të klimës – ndërsa kërkohen urgjentisht shkurtime masive të gazrave që shkaktojnë efektin serrë nëse bota dëshiron të shmangë një ngrohje katastrofike. Gjetjet e raportit janë miratuar nga 195 qeveri në botë.   Në ishullin […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara