Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila shprehet se viti i ri nis edhe me këtë lajm të mirë.
“Le ta nisim këtë vit të ri me një lajm të mirë, që vjen nga bota arbëreshe, nga “gjaku ynë i shprishur”, ajo degë besnike, që prej 500 vjetësh ruan traditat dhe gjuhën, që morën me vete, kur lanë tokën mëmë.
Ritualet e pranverës, njohur si “Moti i madh”, kjo pasuri e jashtëzakonshme traditash kulturore, rite festash, lindjesh, dasmash e vdekjesh, këngësh, vallesh, kostumesh popullore e zejesh është dorëzuar zyrtarisht në UNESCO, si kandidate për listën e praktikave më të mira të trashëgimisë botërore.
Urime Fondacionit “Prof. Papas Francesco Solano”, profesorëve të nderuar Francesco Altimari e Matteo Mandala për përkushtimin dhe mbledhjen e kësaj pasurie!”, shkruan ministrja ”, shkruan ministrja në Facebook
Dita Ndërkombëtare e Teatrit
Gjirokastra rrezikon “UNESCO-n”, ekspertët: Të ndalet projekti i by-passit
Misioni i tij, Lulzim Basha prezanton librin e tij të parë
Bienalja e Akuarelit, Haliti tregon fuqinë e artit edhe në kohë të vështira për njerëzimin
Oscar 2021 – Për herë të parë të nominuara dy regjizore femra dhe nëntë aktorë me ngjyrë
Shprehja e Bushit për Kosovën – Instalacioni i veçantë në Tiranë
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi u zhvillua të enjten ceremonia e përfundimit të përgatitjes së dosjes së koleksionit “Marubi” që do të paraqitet në UNESCO, si një pasuri botërore. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se shumë shpejt do të dërgohen në UNESCO edhe dosjet e xhubletes dhe Valles së Tropojës, si […]
“Zgjoi”, një film me regji të Blerta Bashollit nga Kosova, fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Filmi i cili flet për jetën e një gruaje që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, fitoi çmimet: […]
Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike, jepet njëzëri pëlqimi për propozimin e Kryesisë në mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë Propozimi i kryesisë u bë i shoqëruar me preventivat orientuese dhe platformat paraprake të hartuara nga grupet e punës dhe komisionet përkatëse, në bashkëpunim me përfaqësues të ASA-s, […]
INSTAT publikon informacion për institucionet e artit dhe kulturës, të trashëgimisë kulturore dhe bibliotekës kombëtare. Institucione të artit dhe kulturës Gjatë tremujorit të katërt 2020, janë organizuar gjithsej 80 shfaqje dhe premiera të hapura, 7 shfaqje në Teatrin Kombëtar Popullor, 32 shfaqje në Teatrin Kombëtar Eksperimental, 20 shfaqje në Teatrin Kombëtar […]