e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Tuitter se më 23 korrik i ka nisur letër zyrtare shefit të kompanisë amerikane, Apple, Tim Cook, për të përfshirë kufijtë e Kosovës në shërbimet për harta të kësaj kompanie.

 

“Shërbimet për harta të Apple nuk i shfaqin kufijtë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Në vend të kësaj, Republika e Kosovës shfaqet si pjesë e Serbisë. Kjo gjë është në kundërshtim me realitetin politik dhe atë ligjor. Kjo gjë lëndon qytetarët tanë që janë përballur me humbje të mëdha në përpjekjet për pavarësi. Kjo gjë shihet edhe si fyerje ndaj shtetit tonë”, ka thënë ajo përmes letrës.

 

Ditë më parë këngëtarja e njohur britanike me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, shkaktoi një varg reagimesh në rrjetet sociale, pasi, fillimisht, e ftoi kompaninë Apple nga profili i saj në Instagram që ta vendosë Kosovën në hartë, ndërsa më pas postoi në Instagram dhe Tuitter një fotografi të hartës së “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin “autochthonous“ (autokton).

 

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Serbi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre. Të gjithë kësaj i ka paraprirë reagimi i këngëtares së njohur ndaj një peticioni që kërkon që Kosova të mbahet në hartat e Apple me një yll, apo fusnotë, si pjesë e Serbisë. Ky peticion aktualisht ka mbi 13,000 nënshkrues. Peticioni i dytë, i cili ka rreth 93,000 nënshkrime, thotë se është shqetësuese që Kosova nuk tregohet në hartat e Apple.

 

“Kufijtë e saj mezi shihen dhe më e keqja është se tregohet si pjesë e Serbisë. Kjo duhet ndryshuar sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse Kosova është një vend i pavarur që nga viti 2008 “, thuhet në peticion.

 

Ndërkohë edhe këngëtarja tjetër britanike me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka kërkuar nga Apple që ta përfshijë Kosovën në hartat e saj. Aktualisht, kufijtë e Kosovës në hartën e kësaj kompanie janë vizatuar me ngjyrë të kuqe të zbehtë, ndryshe nga vendet e tjera që ndahen me një ngjyrë të ndritshme dhe një linjë e trashë.

 

Më shumë

Albin Kurti: Sipas kushtetutës së Kosovës nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike, pikë!

Kryeministri i Kosovës flet në një intervistë ekskluzive për DW për Asociacionin e Komunave Serbe, rrezikun e bosnjëzimit të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe për “Open Balkan” ndaj të cilit është kategorisht kundër.     DW: Zoti Kurti, ju keni disa muaj në qeveri si kryeministër i Kosovës me një mandat të fituar me […]

Kosova shpall persona të padëshiruar dy zyrtarë rusë

Në Kosovë, ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur persona të padëshiruar dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse që punojnë në këtë vend. Lajmi u njoftua në median sociale nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila më herët tha se i kishte kërkuar ministrisë së Jashtme t’i shpallte këta persona si të […]

Zgjedhjet lokale në Kosovë; më shumë se gjysma e komunave shkojnë në balotazh, bie Vetëvendosja

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë.   Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit që udhëheq qeverinë, […]

Festivali “Mirëdita, Dobar dan” në Prishtinë, debat për marrëdhëniet Kosovë – Serbi

Përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë thanë se qytetarët e të dyja vendeve nuk duhet të presin vetëm nismat e elitave politike për normalizimin e marrëdhënieve, por kjo duhet të jetë pjesë e angazhimit më të gjerë.     Këto komente u bënë gjatë një debati në Prishtinë me temën “Cila […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara