e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

 

Pas ambasadorit gjerman në Prishtinë, edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka reaguar ndaj  lajmeve për të ashtuquajturën “non paper”.

 

Pas ambasadorit gjerman në Prishtinë, edhe Ministria e Punëve të  Jashtme të Gjermanisë ka reaguar ndaj  lajmeve për të ashtuquajturën “non paper”, për të cilën  po flitet në median kosovare, duke theksuar se “ajo nuk rrjedh nga pena e qeverisë gjermane”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin, që ka ardhur në DW.

 

“Përkundrazi, ministri i Jashtëm Maas theksoi edhe një herë gjatë vizitave të tij në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar se “e gjithë mbështetja jonë shkon në dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, të moderuar nga BE, nën udhëheqjen e të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajcak. Qëllimi i këtij dialogu për normalizimin është një marrëveshje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse që kontribuon në stabilitetin rajonal, përfshin njohjen reciproke dhe kështu u mundëson të dy vendeve një perspektivë reale të BE dhe anëtarësimin në BE”, thuhet në deklaratë.

 

Të hënën (26.04) e përditshmja e mirinformuar kosovare “Koha ditore” kishte publikuar një “non-paper”, që paraqitej si i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale. Aty shkruhej se “në Kosovë do të krijohej një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kisha Ortodokse Serbe do të kishte “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes, do të zotohej se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

 

Kryeredaktori i Kohës Ditore, Agon Bajrami, edhe pas përgënjeshtrimit të bërë nga Ambasada ka këmbëngulur nëpërmjet një mesazhi në Twitter, se “çështjet e diskutuara në dokumentin e botuar prej tij, janë ato që po trajtohen aktualisht në Bruksel”.

 

Ky është “non-paper”-i i dytë që hidhet në qarkullim në prag të vazhdimit të bisedimeve për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Disa javë më parë një tjetër dokument , për të cilin flitej se ishte propozim i Sllovenisë qarkulloi në media dhe u bë shkak për indinjata të mëdha pasi aty propozohej ndryshimi i kufijve në rajon.Gjatë vizitës së tij javën e kaluar në rajon, ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, e kishte hedhur poshtë përfundimisht këtë ide.

 

Ndërkohë, pas zgjedhjeve në Kosovë, Brukseli sërish po përpiqet të riaktivizojë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,në Bruksel ishte sot edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të enjten Kurti dhe dy zëvendëskryeministrat e tij do do të kenë një debat me komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian.

 

 

Më shumë

Sulmohet me armë në Zubin Potok grupi i alpinistëve nga Kosova, reagon Vjosa Osmani

Një grup prej 50 personash ka qenë duke bërë ngjitje në malet mbi liqenin e Ujmanit, në zonën e Zubin Potokut e populluar me shumicë serbe, kur dy persona kanë qëlluar me armë zjarri.   Sipas organizatorëve, paraprakisht policia ka qenë e njoftuar për ecjen, por gjatë rrugës ata kanë hasur në dy […]

Serbët përjashtohen nga memoriali në Kosovë kushtuar viktimave të sulmit të NATO-s

Në foto: Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, duke zbuluar memorialin të shtunën     Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë i kërkoi komunës së Podujevës të korrigjojë një memorial të zbuluar së fundmi për pasagjerët e autobusit të vrarë në një sulm ajror të NATO-s në 1999 sepse ai nuk përfshin edhe […]

Sondazh: Mali i Zi “dështon në trajtimin e krimeve të luftës”

Dubrovniku në Kroaci pasi u sulmua nga forcat jugosllave në nëntor 1991. Foto: EPA/PETER NORTHALL.     Një sondazh i opinionit publik tregoi se shumica e malazezëve besojnë se vendi i tyre nuk po i trajton si duhet krimet e viteve 1990 dhe se sistemi gjyqësor nuk ka kapacitet të trajtojë çështjet që kanë lidhje […]

Bosnjë Hercegovina: “Konflikt i ngrirë me paqe të papërfunduar”

Bosnjë Hercegovina diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Qëndrimi i SHBA-së: Asnjë etnitet nuk ka të ardhme jashtë Bosnjë Hercegovinës.     Kur flitet për Bosnjën në Këshillin e Sigurimit e marrin fjalën shumë palë: Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ata të përhershmit Rusia dhe SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina dhe 8 të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara