Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Komuniteti Myslimani i Shqipërisë duke vlerësuar situatën aktuale të krijuar nga COVID-19 dhe fillimin e Muajit të Bekuar të Ramazanit (23 prill  – 23 maj) zhvilloi takime konsultuese me myftinjtë e qyteteve.

 

Duke u nisur nga fakti që një nga qëllimet më të mëdha të fesë Islame është ruajtja e jetës dhe mbrojtja e saj nga të gjitha rreziqet dhe dëmtimet, Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bazuar në përgjegjësinë e saj fetare dhe ligjore bën me dije se lejohet fetarisht pezullimi i namazit të xhumasë dhe namazeve të tjera me xhemat (kolektivisht) nga rrezikshmëria e përhapjes dhe pasojave që mund të sjellë ky virus.

  

 

 

Njoftimi i plotë

 

Njoftim i KMSH-së mbi Ramazanin dhe situatën e COVID-19

 

Bismilahi Rrahmani Rrahim

 

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Profetin Muhamed (a.s).

 

Komuniteti Myslimani i Shqipërisë duke vlerësuar situatën aktuale të krijuar nga COVID-19 dhe fillimin e Muajit të Bekuar të Ramazanit zhvilloi takime konsultuese me myftinjtë e qyteteve.

 

Gjatë këtij takimi të veçantë u diskutua mbi vendimet dhe hapat që duhet të ndërmerren në lidhje me organizimin e aktiviteteve fetare gjatë muajit të Ramazanit.

 

Duke u nisur nga fakti që një nga qëllimet më të mëdha të fesë Islame është ruajtja e jetës dhe mbrojtja e saj nga të gjitha rreziqet dhe dëmtimet, Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bazuar në përgjegjësinë e saj fetare dhe ligjore bën me dije se lejohet fetarisht pezullimi i namazit të xhumasë dhe namazeve të tjera me xhemat (kolektivisht) nga rrezikshmëria e përhapjes dhe pasojave që mund të sjellë ky virus.

 

Për këtë arsye Komuniteti Mysliman i Shqipërisë merr këto vendime:

 

  1. Ngarkohen të gjithë myftinjtë dhe stafi i tyre të ndërmarrin fushata sensibilizuese dhe të informojnë të gjithë besimtarët që muajin e Ramazanit dhe ritualet fetare t’i kryejnë në banesat e tyre.

 

  1. Gjatë Muajit të Ramazanit anulohet edhe falja e namazit të Teravive me xhemat dhe organizimi i iftareve të përbashkëta, deri në një vendim të dytë.

 

  1. Vazhdon të jetë në fuqi anulimi i tubimeve masive si: ligjërata, kurse në xhami, namazi i Xhumasë dhe të gjitha aktivitetet me natyrë tubuese.

 

  1. Ezani të vazhdojë të thirret në mënyrë të rregullt në të gjitha xhamitë.

 

  1. Zbatimi me rigorozitet i të gjitha sugjerimeve dhe këshillave të nxjerra nga autoritetet përkatëse në vendin tonë si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Argumenti fetar që e ligjëron pezullimin e ritualeve kolektive është ajeti “… dhe mos e hidhni veten në rrezik me duart tuaja” (Surja Bekare, ajeti 195).

 

Po ashtu hadithi i transmetuar tek Buhariu dhe Muslimi ku thuhet: “Abdullah bin Abas (r.a) i tha muezinit të tij në një ditë me shi: Kur të arrish tek vargu i Ezanit “Ejani në namaz” zëvendësoje duke thënë “Faluni në shtëpitë tuaja”. Në ato momente për shkak se pati kundërshtime ndërmjet njerëzve ai tha: “Këtë gjë (pezullimin e namazit në grup) e ka bërë ai që është më i mirë se unë (I Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s), dhe mua nuk më vjen mirë t’ju vë në siklet në kohë me shi duke ju bërë thirrje të vini në xhami duke ecur nëpër baltë”.

 

Hadithi tregon se është urdhëruar braktisja e namazit me xhemat për të shmangur vështirësitë e shkaktuara nga shiu dhe nuk ka dyshim se rreziku i virusit është më i madh se kaq.

 

Dijetarët e Fikhut kanë konkluduar se frika për jetën, pasurinë dhe familjen është një justifikim që lejon braktisjen e namazit të xhumasë dhe namazeve me xhemat.

 

Ebu Dauti transmeton nga Ibn Abasi se Profeti (a.s) ka thënë: “Kushdo që dëgjon thirrësin (ezanin) dhe nuk ka asnjë pengesë që t’i përgjigjet ezanit duke shkuar në xhami, le t’i përgjigjet”. Ata i thanë: E çfarë mund të bëhet pengesë? Ai tha: Frika për shëndetin dhe sëmundjet”.

 

Gjithashtu hadithi i Abduhrrahman bin Aufit i transmetuar tek Buhariu dhe Muslimi rrëfen se ka dëgjuar Profetin Muhamed (a.s) të thotë: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemia, atëherë mos hyni në atë vend dhe nëse ajo bie në vendin ku ndodheni, atëherë mos u largoni nga ai vend”.

 

Duke u bazuar tek argumentet e mësipërme e kemi detyrë fetare dhe morale të ruajmë veten dhe të tjerët.

 

Nuk është aspak e lehtë për asnjë besimtar që xhamitë, në këtë muaj të Bekuar të jenë të mbyllura për adhurime kolektive por shpresojmë që kjo kohë të shërbejë për gjithsecilin si periudhë reflektimi duke shtuar adhurimin, lutjet dhe Istgfarin (pendimin) tek Krijuesi i Gjithësisë, me shpresën që të na mëshirojë dhe të na e largojë sa më shpejt këtë situatë.

 

GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT!

 

22 prill 2020

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara