Albanian Profile
e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Përgjatë dy ditëve të fundit qytetarët thonë se iu është shtyrë data e vaksinimit për dozën e dytë të vaksinës “Sinovac”.

 

Sot në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” ka pasur radhë që në orët e para të mëngjesit.

 

Qytetarët shprehen se u është thënë në qendrat e vaksinimit se nuk ka pasur doza, por Ministria e Shëndetësisë e mohon një gjë të tillë.

 

“Këtu vetëm polici të sqaron, nuk vijnë ato të personelit. Polici na ka thënë ecni pas tre ditësh”, shprehet një e moshuar ndërsa vazhdon të presë në radhë.

 

“Dje na thanë hajdeni nesër, për sot”, tregon një tjetër për gazetaren e Euronews Albania.

 

“Kemi dy ditë që kemi ardhur. Nuk ka, nuk ka, sot erdhën”, tha një i moshuar.

 

“Erdhëm dje pyetëm atë policin, nuk ka tha. Thash kemi dozën e dytë, nuk ka tha vaksina”, tregon një pensioniste.

 

“Erdha të dielën edhe ndenja tre orë dhe nuk mbaruam punë. Ja prit, prit dhe në 11:00 pastaj na thanë nuk ka vaksina. Edhe dje po kështu”, shprehet një tjetër qytetar.

 

Ministria e Shëndetësisë thotë se doza e dytë me vaksinën kineze po merret, por ka pasur fluks dhe si fillim po vaksinohen personat e ditëve të mëparshme.

 

 

Më shumë

Konsumi i alkoolit dobëson gjithmonë trurin

Konsumi i alkoolit, në çfarëdolloj sasie, shkakton zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri të trurit dhe ndikon tek kujtesa.   Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit në të cilin morën pjesë 25 mijë vetë rezultoi se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar dhe se nuk ekziston asnjë nivel […]

BE ndalon përdorimin e AstraZeneca

Komisioni Europian nuk do ta rinovojë kontratën me kompaninë AstraZeneca për të marrë doza të tjera kundër COVID-19 nga kompania anglo-suedeze.   Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri i Tregut të Brendshëm të Bashkimit Europian, një ditë pasi BE-ja ritheksoi mbështetjen për vaksinën e Pfizer – BioNtech, duke nënshkruar një marrëveshje të re […]

OBSH miraton përdorimin e vaksinës kineze

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi për përdorim emergjent vaksinën kineze kundër koronavirusit, Sinovac.   Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend joperëndimor që merr miratimin e OBSH-së.   Kina tashmë ka vaksinuar disa miliona njerëz me këtë vaksinë, ndërsa ajo është shpërndarë edhe në dhjetëra vende të tjera.   Drita […]

Autonomia spitalore nis nga Fieri

Spitali i Fierit do të ketë 150 shtretër dhe 398 punonjës, 56 prej të cilëve do të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, duke përfshirë mjekë dhe staf administartiv” Të dhënat u bënë me dije nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu e cila tha se spitali ka përfunduar dhe do të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara