Udhëtari dhe poeti i njohur romantik G.G. Byron (1788-1824) përshtypjet dhe eksperiencat e veta nga udhëtimi i tij në Lindjen e Afërt ku përfshihej dhe Shqipëria e asaj kohe i përjetësoi përgjithmonë në veprën e vet poetike The Pilgrimage of Child Harold (1812), vepër e cila e bëri atë të famshëm jo vetëm në rrethet letrare të Londrës por dhe në letërsinë botërore.
Ndërmjet referencave dhe përshkrimeve të jetës shqiptare, poeti i madh romantik anglez përshkruan dhe gratë shqiptare. Mes gjithë epiteteve lavdërues për bukurinë e tyre, gjë për të cilën bien dakord pothuajse gjithë udhëtarët e huaj të shekullit të XIX, të bie në sy një përshkrim që ai i bën tërthorazi statusit social të tyre ku i përshkruan si “tamed in their cave”- në kafaz mësuar një figuracion që vështirë ti përshtatet natyrës së butë femërore.
Askush nuk mund ta vërë në dyshim, evolucionin e të drejtave dhe lirive civile të grave në Shqipëri që nga koha që Byron-i i përshkroi në veprën e vet, apo dhe rreth 80 vjet më vonë kur Konica argumentonte në faqet e “Albanias” se shoqëria shqiptare nuk do të ecte përpara nëse gjysma e saj, gratë, nënat dhe motrat tona vazhdojnë të mbeteshin analfabete ose dhe deri në vitet 50’ ku shumica e tyre vazhdonin të ishin analfabete dhe shtëpiake.
Viti 2020 është një vit frymëzimi për ndryshim. Frymëzim për vetëdije më të madhe të barazisë së grave, për shtimin e grave në udhëheqje, për rritjen e barazisë së grave në çdo fushë.
8 mars 2020
77-Vjetori i Çlirimit të Atdheut
Festime në Vlorë për 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë
Ngrihet “shqiponja” te sheshi “Nënë Tereza”, akrobatja performancë të jashtëzakonshme në Ditën e Flamurit
Ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar
Shqiptarët “veshin” rrugët e SHBA me flamujt “Kuq e Zi”, momentet nga festa në Chicago
Festën e Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut, shqiptarët do t’i festojnë në Turqi dhe rajon
Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në […]
Me rastin e Ditës së Flamurit Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. “I nderuar zoti President, Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare […]
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jizusit. Festa e Pashkëve të […]
Koronavirusi ka anuluar festimet e Ditës së Sulltan Nevruzit më 22 mars, festë e komunitetit bektashi. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar ditën e sotme Festën e Sulltan Novruzit, duke dërguar dhe një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj. Baba Mondi ka bërë me dije se […]