Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është listuar ndër 50 muzetë europianë më novatorë të dyzet viteve të fundit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha sot se “mes këtyre muzeumeve prestigjioze renditet edhe “Marubi”, i cili falë vizionit të qeverisë shqiptare, nuk mbeti në termat e një arkive, por u shndërrua në një muzeum modern, në përputhje me standardet europiane”.
“Falënderim për partnerët tanë, që na mbështetën në ngritjen e këtij muzeu, por edhe për stafin e palodhur, për idetë e reja që ndan me publikun”, – tha Margariti.
“Revisiting Museums of Influence. Four decades of Innovation and Public Quality in European Museums” prezanton portretet e 50 muzeve europianë, për qasjen novatore ndaj trashëgimisë kulturore dhe përcjelljen e saj te publiku, në këta 40 vitet e fundit.
Pjesë e këtij klasifikimi janë muze si Rijksmuseum në Holandë; MuCEM- Museum of European and Mediterranean Civilizations në Francë; The British Galleries at the Victoria and Albert Museum në Britaninë e Madhe; Museum of Broken Relationships në Kroaci; War Childhood Museum në Bosnjë-Hercegovinë.
Muzeu kombëtar i fotografisë ”Marubi” është muzeu i parë i fotografisë në Shqipëri, si dhe një nga më të pasurit në rajonin e Ballkanit, që daton në një periudhë kohore nga fundi i shekullit XIX deri në fund të shekullit XX.
Më 9 maj 2016 muzeu kombëtar i fotografisë ”Marubi” u përurua së bashku me koleksionin e Bibliotekës së Fotografive. Muzeu i ri është një prej trashëgimive më të rëndësishme të kulturës shqiptare, pasi ai dëshmon për më shumë se një shekull të historisë dhe hedh dritë mbi momente, njerëz dhe ngjarje të rëndësishme që shërbejnë si një pasaportë thelbësore për kulturën shqiptare. ATSH
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, i listuar ndër 50 muzetë europianë më novatorë të 40 viteve të fundit
Adriano Celentano prej 1 viti i mbyllur në shtëpi për shkak të frikës nga COVID-19
“Moti i madh” i arbëreshëve dorëzohet zyrtarisht në UNESCO!
KADARE “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”
“Pop stars to opera stars” projektohet për publikun në TKOB
Parodistët e Vlorës: Në të s’ëmës 2020-ta!
Festivali i 59-të i këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar ka mbyllur siparin duke shpallur fituese Anxhela Peristerin me këngën “Karma”. Kënga me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit, ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar, në YouTube. […]
Pas më shumë se gjysmë shekulli që nga bashkëpunimi i fundit, filmi i parë i përbashkët nga krijuesit rusë dhe shqiptarë ka përfunduar, megjithëse nuk është e qartë se kur do të paraqitet në publik. Bëhet fjalë për filmin “Gjirokastra”, regjinë e të cilit, si debutor, e ka bërë skenaristi Yuri Arabov. Skenarin e […]
Botohen kujtimet e Parashqevi Qirjazit nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me dokumentet që ruhen në Arkivin Qendor Shtetëror. Nëntori dhe posaçërisht Ditët e Kongresit të Manastirit janë me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet aty padyshim që e shënojnë çdo vit Kongresin. 112 vite prej […]
Të gjitha këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 59-të në RTSH mund t’i dëgjoni tashmë në Youtube në kanalin zyrtar të RTSH-së. Janë 26 këngë pjesëmarrëse, lista e të cilave është publikuar disa javë më parë. Lajmin e ka dhënë vetë RTSh-në rrjetet sociale, ku shkruhej: “Tashmë produksionet muzikore të Festivalit të 59-të […]