Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Mirënjohje për punonjësit e shëndetësisë

 

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”: Postimet e ditës së enjte në javët që na ndjekin, do t’ja kushtojmë profileve të mjekëve të fotografuar nga autorët e arkivës Marubi, në shenjë falenderimi e respekti për shërbimin e palodhur, përkushtimin e përballimin me kurajo e profesionalizëm të sprovave të vështira, si ajo që po përjetojmë sot.

 

Në këtë imazh të Kel Marubit, doktor Basri Qalliu – në foto, i veshur me kostum – së bashku me stafin e tij mjekësor, po kujdesen për pacientët e shtruar në spital.

 

Doktor Basriu lindi në 1883 në Gjirokastër. Kreu studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Stamboll. Pas rikthimit në Shqipëri u emërua mjek në Bashkinë e Shkodrës dhe deri në vitin 1911 shërbeu si drejtor i spitalit civil të Shkodrës. Gjatë punës së tij si mjek ka kryer një sërë operacionesh të vështira, kjo edhe falë bashkëpunimit me mjekë të huaj: ata austro-hungarezë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mjekët e Kryqit të Kuq Amerikan në vitet 1919-1921. Deri në fund të jetës, ushtroi profesionin e kirurgut në Shkodër.

 

Informacion i marrë nga libri i autorit Smajl Bala “Historiku i Shëndetësisë të Qarkut Shkodër: 2 shekuj p.e.r-1980”, Volumi I (nga gërmat A-Ll), Shkodër, 2016

 

©MKFM, Kel Marubi, Doktor Basri Qalliu me pacientë, pa vit

 

16 prill 2020

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara