Mirënjohje për punonjësit e shëndetësisë
Postimet e ditës së enjte në javët që na ndjekin, do t’ja kushtojmë profileve të mjekëve të fotografuar nga autorët e arkivës Marubi, në shenjë falenderimi e respekti për shërbimin e palodhur, përkushtimin e përballimin me kurajo e profesionalizëm të sprovave të vështira, si ajo që po përjetojmë sot.
Fotografia e parë që kemi përzgjedhur është ajo e Doktor Gennaro Simini (1812-1880), mërgimtar italian dhe mjek në Shqipërinë Osmane.
Rrëfimi na vjen përmes fjalëve të të birit Giacinto Simini, të shkëputura nga libri i tij, “Un Patriota Leccese Nell’ Albania Ottomana”, Argo Editrice, 2011, Lecce.
“Në gjysmën e parë të shekullit XIX mërgimtarë të shumtë italianë gjetën strehë në Perandorinë osmane… […] Në këtë kontekst shquhet figura e veçantë e mjekut salentin Gennaro Simini, që mërgoi në Shqipëri, një nga territoret më të lëna pas dore nga perandoria Osmane. […] Gennaro Simini lindi në Monteroni të Leçes me 6 dhjetor 1812 dhe vdiq në Shkodër me 9 prill 1880. Kreu studimet e para në Leçe, më pas në Napoli, ku u diplomua me 1834 në gjuhë e Filozofi dhe me 1836 në mjekësi e kirurgji. Njihte mirë frengjishten, anglishten dhe shqipen. Bashkëpunoi fort për bashkimin kombëtar: besnik i ideve maciniane, ishte ndër organizatorët e lëvizjeve revolucionare që u përhapën në zonën e Leçes me 1848 kundër monarkisë së borbonëve. […] Jeta e Simini-t shënohet nga episode aventuriere dhe të spikatura. Me 1853-54, mjeku dhe dy mërgimtarë të tjerë u nisën nga Durrësi drejt Shkodrës, të shoqëruar nga një udhërrëfyes mysliman që “belbezonte pak në italisht”. Përshkuan male me pyje dhe arritën buzë mbrëmjes pranë banesës së një beu “të tmerrshëm” që kontrollonte zonën mes Alessio (Lezhës) dhe Durrësit. Ky takim hapi për ata dyert në Shqipëri. Ishim miq të beut, i cili me të mësuar se njeri syresh ishte mjek, i kërkoi Simini-t të shëronte bijën e tij të sëmurë. […] Mjeku kishte hedhur rrënjë të forta në vend, kishte marrëdhënie të mira me autoritetet vendase, gëzonte famë në pacientë të shumtë.”
Në kujtimet e kohës, ruhet figura e një personi të dashur, të kudondodhur në rast nevoje, e një bamirësi, me kujdes të veçantë ndaj shtresave në nevojë.
Vetë vdekja e Siminit na dëshmon për zemërgjerësinë e përkushtimin e tij ndaj profesionit të mjekut.
“Gennaro Simini vdiq nga polmoniti me 9 prill 1880, viktimë e profesionit të tij; hipur mbi kalë kishte shkuar një natë të ftohtë me borë të vizitonte një pacient. […] Funerali ishte mahnitës, mbresëlënës, me pjesmarrjen e klerit, të autoriteteve konsullore dhe vendore.”
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
19 mars 2020
Naum Veqilharxhi – Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare, mendimtar i shquar, illuminist e veprimtar i shkollës shqipe
Jakup Ferri – Heroi i çështjes kombëtare
40 Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë
Sali Butka – Patriot, kaçak, poet dhe një nga delegatët e Korçës në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920
Lorenc Antoni – kompozitori, dirigjenti dhe etnomuzikologu shqiptar, (1901-1991)
Epopeja e Kodrës së Kuqe: Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini
Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]
– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]
-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]
Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]