Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

Qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm kanë protestuar përpara Bashkisë Tiranë në lidhjen me heqjen e abonesë së përgjithshme gjatë muajve të verës.

 

Personat e pranishëm në protestë, ku shumica ishin të rinj dhe studentë njëkohësisht, janë shprehur se nuk janë në gjendje ta përballojnë me nivelin e pagave në vend, blerjen e disa aboneve të linjave të ndryshme që kanë në përdorim të përditshëm.

 

Një problematikë tjetër e shprehur gjatë protestës ishte dhe mungesa e aboneve studentore.

 

“Na prek shumë mungesa e aboneve se përveç kushteve skandaloze në urban tani na hoqën dhe abonetë. Unë personalisht jam studente ndërkohë dhe jam dhe në punë, më duhet të ndërrojë tre urnbanë të ndryshëm në ditë. Mua personalisht nuk më del në fund të muajit të blej abone të tre linjave të ndryshme. Është një kosto shumë e madhe, dhe të mendosh që ne në familje jemi katër persona në familje dhe jemi në punë larg, është e papërballueshme në fakt duke marrë parasysh dhe rrigat që janë këtu.

 

Të gjithë ata që lëvizin me urban janë shtresë e mesme dhe e varfër, kështu që nuk kanë pse të na gdasin pikërisht ne. Në fund të fundit aboneja është e nevojshme për të gjithë.

 

Mësimi ka vazhduar pavarësisht se është online, edhe aboneja duhet të kishte vazhduar. Mirë që nuk kemi abonenë e studentit tani duhet të paguajmë dhe abone shtesë. Kjo është e tepërt!“, tha një qytetare.

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara