e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

Grevistët e Ballshit po futen në ditën e katërt të grevës së urisë dhe vizitat e vetme që kanë patur kanë qenë nga mjekët.

Ata kanë bërë të ditur planet e javës së ardhshme. Të dielën do të bëjnë një tubim të madh, ndërsa të hënën kanë vendosur të ngujohen në uzinë.

“Kryeministri nuk na shikon, pse nuk pyet çfarë po ndodh me ne, të na ndihmojë për pagat, kërkojmë pune, i lutemi shtetit të kthejë sytë nga Ballshi të punësohen dhe njerëzit të paguajnë dritat, ujin”, tha një grevist për ‘Ora News’.

Ata janë në grevë pasi thonë se kanë 27 muaj pa marrë rrogat dhe nuk do të heqin dorë derisa të marrin pagesën që i takon.

Përvec kësaj, kërkojnë edhe investime në punë që të vendosen pajisje të reja dhe të mirëmbahen.

Mjekët që u qëndrojnë pranë u kanë kërkuar të ndërpresin grevën, por ata kanë refuzuar.

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara