Statusi i Naftëtarëve në qarkun e Fierit vijon të mbetet i shkruar vetëm në letra. Asqeri Isufaj dhe Fiqiri Zotaj, sot pensionistë, por më parë punëtorë të Ndërmarrjes Elektrike të Naftës shprehin për Fax Neës të gjithë punën në këtë ndërmarrje dhe harresa sot nga çdo institucion shtetërorë.
Premtimi i fitimit të statusit të naftëtarëve i la përsëri në rrugë pa asnjë zgjidhje konkrete. Çdo ankesë shkon për deputetët e këtij qarku, pasi naftëtarëve iu është premtuar shumë dhe sot nga 250 naftëtarë kanë mbetur më pak pasi kanë humbur jetën.
Apeli i tyre shkon për të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor dhe lokal në Fier, ku kjo kategori e mbetur e naftëtarëve të Ndërmarrjes Elektrike të Naftës në Fier të marrë statusin dhe të vlerësohet nga qeveria e cila në 2013 ja premtoi në takimet elektorale që janë zhvilluar.
“Kanë për detyrë të zgjidhin këto probleme. Të gjithë të vihen në lëvizje, që nga Komisioni Qendror që merret me statusin dhe deri tek Gramos Ruci që e kemi drejtues të qarkut të Fierit. Kërkojmë me çdo kusht që të na zgjidhin problemin, se problem nuk ka shkuar atje ku duhet fare. Është lënë në pasdore. Ndërmarrja jonë është ndërmarrja primare në naftë. Nuk funksionon asnjë ndërmarrje tjetër pa ndërmarrjen tonë.”, u shpreh njëri prej ish-naftëtarëve.
“Ata t’i vënë gishtin kokë, e t’na japin të drejtën neve. Atë që na takon. Nuk duam mëshirë ne. Ne duam djersën tonë që na takon. Trometuan me të madhe në 2014 që do të na japin statusin, por po bënin show. Thoshin sa punëtorë janë? Janë kaq. E po s’ka gjë na thoshin, kaq punëtorë ku pyesim ne.”, u shpreh naftëtari tjetër.
I kthehen Kishës Orthodhokse Lipsanet e Shën Joan Vladimirit
80 vjet më parë u dha Autoqefalia e Kishës Ortodokse
Pse i harruam gratë në pandemi?
Nesër nis muaji i Ramazanit, Kreu i KMSH uron besimtarët: Agjërim sa më të lehtë, qoftë muaji i mëshirës dhe i mirëkuptimit
Studiuesit diskutojnë rreth historisë kombëtare shqiptare
149-vjetori i lindjes së Asdrenit
Kur na ndajnë 15 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka publikuar numrin e votuesve të rinj, që do kenë mundësi të votojnë këtë vit. Në një postim në faqen e tij në Facebook, kreu i KQZ-së bën të ditur se janë 107 […]
Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “AGON” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke […]
Ky është viti i dytë radhazi kur festa e Pashkës kremtohet në kushte pandemie. Besimtarët katolikë janë më të kufizuar për t’u mbledhur në grupime apo për të ndjekur meshën në Kishë. Megjithatë, mesha gjatë Javës së Madhe në vendin tonë ka vijuar, me besimtarët që kanë zbatuar rregullat kundër COVID-19. Imzot Frendo: […]
Këtë vit mbushen 30 vite nga masakra e 2 prillit 1991ku mbetën të vrarë katër qytetarë shkodran. Pavarësisht pandemisë një prej organizatorëve të 2 prillit, Harris Murana i cili mbeti edhe i plagosur rëndë i kujton qytetarëve të Shkodrës që të mos e harrojnë 2 prillin, aq më tepër në këtë vit jubilee të […]