e shtunë 17 prill 2021
e shtunë 17 prill 2021

 

Të dielën, qyteti i Nagasakit shënoi 75-vjetorin e bombardimit nga Shtetet e Bashkuara, teksa kryetari i Bashkisë dhe të mbijetuarit i bënë thirrje liderëve botërore që të bëjnë më shumë për të hequr armët bërthamore.

Në orën 11:02 të orës lokale në Japoni, një avion luftarak i llojit B-29 lëshoi “Burrin e Shëndoshë” një bombë plutoniumi prej 4.5 tonësh.

Të mbijetuarit e Nagasakit dhe pjesëmarrës të tjerë në ceremoni mbajtën një minutë heshtje në nder të mbi 70 mijë viktimave.

Kjo ishte bomba e dytë që lëshoi SHBA, vetëm tre ditë pas bombës së parë në Hiroshima, e cila shënoi dhe sulmin e parë bërthamor ku humbën jetën 140 mijë persona.

Më 15 gusht, Japonia u dorëzua duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia në Parkun e Paqes kishte një numër të reduktuar pjesëmarrësish për të shkak të pandemisë. Kryetari i Bashkisë Tomihisa Taue lexoi deklaratën e paqes dhe ngriti shqetësimin se vendet me armë bërthamore janë tërhequr nga përpjekjet e çarmatimit, por janë duke krijuar armë të reja bërthamore në miniaturë për përdorim më të lehtë.

Taue veçoi Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, se “krijojnë një situatë të rrezikshme duke hequr dorë nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi”.

“Si rrjedhojë, kërcenimi nga armët bërthamore po bëhet gjithmonë e më real”, tha Taue.

Ai tha se “tmerri i vërtetë i armëve bërthamore ende nuk është përcjellë në mënyrë të duhur në botë” pavarësisht përpjekjeve të të mbijetuarve për ta bërë Nagasakin vendngjarjen e fundit të kësaj lloj tragjedie.

Kryeministri Shinzo Abe kritikoi traktatin duke e cilësuar  si “jo realist”, pasi asnjë prej vendeve që kanë armë bërthamore nuk e ka firmosur atë.

Vetë kryeministri Abe ka refuzuar që ta firmosë traktatin teksa ka theksuar se Japonia “nuk synon të mbajë anën e askujt por të shërbejë si një urë lidhëse midis shteteve që kanë dhe atyre që nuk kanë armë bërthamore në mënyrë që të inkurajojë dialogun mes palëve dhe të arrijë një marrëveshje të mirëfilltë për heqjen e armëve bërthamore.”

 

 

Më shumë

Mbërrijnë në Greqi turistët e parë nga Izraeli, secili me çertifikata vaksinimi

Një nga fluturimet e para me turistë nga Izraeli, mbërriti pak para orës 11 të mëngjesit në Greqi. Turistët nga Tel Aviv kishin në duar çertifikatën e vaksinimit, e cila u lejon atyre të fillojnë pushimet menjëherë, pa karantinë.   Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, çertifikata dixhitale e gjelbër është një […]

Provokimi i ri i Kremlinit – Putin ka gjithnjë me vete valixhen bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet. Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. […]

A është mirë presidenti? Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit , Air Force One

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.   Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten.   Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë […]

Takim i tensionuar SHBA-Kinë në Alaskë

Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij.   “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara