Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka ndihmuar sot Shqipërinë me 60 respiratorë të rinj në kuadër të fuqizimit të përpjekjeve për të përballuar agresivitetin e pandemisë së Covid-19.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përshëndetur këtë akt, ndërsa thotë se SHBA është e përkushtuar së bashku me venet anëtare të NATO-së për t’i bërë ballë virusit, i cili ka marrë shumë jetë njerëzish në të gjithë globin.
“Aleatët e NATO qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”, thekson ambasada e SHBA.
Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO në Shqipëri, Kim: Shqipëria, vend kryesor pritës
Në vjeshtë nis puna për Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë
Sekretari i Shtetit Pompeo, falenderon Shqipërinë për kontributin në Ngushticën e Hormuzit
NATO fton aleatët të bashkohen në festën e Ditës së Pavarësisë
Mimi Kodheli merr detyrën e lartë në NATO, e para shqiptare që zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare
NATO i dhuron Shqipërisë 60 respiratorë për trajtimin e pacientëve me COVID-19
Në datën 2 tetor 2020, në Komandën Supreme të Aleancës, ACO SHAPE Mons, Belgjikë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Krijimit të Komandës së re të NATO, Joint-Force Command Norfolk, ku morën pjesë komandanti Suprem i Aleancës në Europë (SACEUR), gjeneral Tod D. Wolters (US AIRFORCE), shefi i Shtabit të ACO Admiral […]